Të hënën ka filluar gjykimi i dy të rinjve pas një aksidenti me fatalitet që e kishin shkaktuar pas një gare të dyshuar të paligjshme të makinave,në Moers në Niederrhein të Gjermanisë. Sipas aktakuzës, dy 22-vjeçarët nga Duisburgi kanë zhvilluar një garë në Moers në prill të vitit të kaluar me makinat e tyre mbi 500 kf.
Kosovari, i akuzuar për vrasje, arriti një shpejtësi maksimale prej mbi 160 km/orë. Në një kryqëzim, ai u përplas me makinën e vogël të një gruaje 43 vjeçare, e cila vdiq tre ditë më vonë, siç tha prokurori publik të hënën, gjatë fillimit të gjykimit në Gjykatën e Rrethit në Kleve.
Ai akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në një garë të ndaluar automobilistike, që rezultoi me vdekje, shkruajnw mediat gjermane, pwrcjell Shtegu.com. Sipas aktakuzës, ai nuk kishte patentë shoferi dhe po drejtonte makinën e babait të tij, një Mercedes-AMG. I akuzuari tjetër 22-vjeçar, një gjerman, akuzohet se ka marrë pjesë në një garë të ndaluar të automjeteve që rezultoi me vdekje. Aksidenti ndodhi në prillin e kaluar.
Vozitësi i vdekjes nuk e ka marr parasysh se në rast të ndonjë aksidenti mund të vdisnin edhe njerëz, ka thënë prokurorja Julia Pöschel duke justifikuar akuzën e vrasjes. Ai e ka marr përsipër rrezikun për jetën dhe vuajtjet e njerëzve të tjerë. Ai është dashur të llogarisë në ndonjë aksident të mundshëm.
Avokati Thilo Pfordte, nga ana tjetër, tha se 22-vjeçari ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por kishte besuar se nuk do të shkaktohej asnjë aksident. Supozohej se „gjithçka do të shkonte mirë“. I akuzuari i dytë, përmes avokatit të tij deklaroi se ai ishte drejtuesi i automjetit të dytë, një Range Rover dhe se ai besonte se ishte zhvilluar një garë.

