Fëmija 9 vjeç gati të mbyllë Bachelorin

Date:

Besojeni ose jo, por një fëmijë gjeni pritet të diplomohet në nivelin Bachelor, ndërkohë që është veçse 9 vjeç.

Laurent Simons nga Belgjika është duke studiuar Inxhinieri Elektrike në Eindhoven University of Technology. Fill pas përfundimit të arsimit të lartë në muajin dhjetor, Laurent do të përfshihet në një program PhD, po në Inxhinieri Elektrike.

Djaloshi vjen nga një familje mjekësh dhe ishin gjyshërit ata të cilët vunë re diçka të veçantë te ai.

“Mendonim se ata po e ekzagjeronin kur shpreheshin se djali ishte shumë i zgjuar”, tregon e ëma e Simons. Kjo e fundit mendon se inteligjenca e të birit mund të burojë ndoshta nga fakti se gjatë kohës që ishte shtatzënë me të birin ka konsumuar shumë peshk.

Koeficienti i Inteligjencës së tij (IQ) shkon plot 145.Pavarësisht arritjeve të tij, prindërit sigurohen që në fund të ditës, Simons të argëtohet porsi një fëmijë. Atij i pëlqen të luaj me qenin, celularin dhe meqë gjithashtu tërhiqet shumë edhe nga mjekësia, ka një ëndërr në sitat: të zhvillojë organe artificiale/TCH.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...