Federata gjermane e futbollit të grave ngjallë emocionet për Florijanën e vdekur

66 Lexime

15:48:38           2019-08-09

 

Fatkeqësia e tmerrshme në ujë dhe vdekja e futbollistes shqiptare e Kombëtares zvicerane, Florijana Ismaili (24) në Liqenin e Comos më 29 qershor, ka tronditur futbollin zviceran, por edhe më gjërë. Edhe në Gjermani, tifozët gjithashtu iu bashkuan pikëllimit për këtë rast.

Por, Federata gjermane e futbollit (DFB), të premten në mëngjes ka postuar një foto në Instagram, me të cilën padashje i ka ngjallur emocionet e shumë personave. Në një foto të postuar bardhë e zi të Kombëtares gjermane të grave është shkruar: „Që nga 29 qershori nuk është parë“. Ky është dashur të jetë një aludim për datën e lojës së fundit të gjermaneve dhe një reklamë për fillimin e Bundesligës për femra.

Postimi i DFB-së koincidon me datën e vdekjes së futbollistes shqiptare Florijana Ismaili dhe shumë futbolliste të Kombëtares zvicerane i ka zemëruar pa masë. Përmes Instagramit ato i janë përgjigjur postimit.

Mbrojtësja Rachel Rinast, e cila luan në Köln, ka shkruar: „Kjo është thjesht shqetësuese dhe e plotësisht e pakripë. Duke marrë parasysh atë që po ndodh nëpër botë dhe më e rëndësishmja, së fundmi ngjarjet në futbollin e grave (Zvicra nuk është shumë larg nga Gjermania), është një absurditet „.

Mbrojtësja e Arsenalit, Lia ëälti gjithashtu ka mbetur pa fjalë dhe e tronditur. Ajo thotë, „E dashur DFB, çfarë mendoni? Pavarësisht nga data, fushata është diskutabile. Sidomos kur e keni zgjedhur datën e 29 qershorit 2019? Unë gjithnjë mendoja se në futbollin e grave gjërat janë korrekte“.

Lara Dickenmann, 33 vjeçare, e cila sapo është larguar nga Kombëtarja zvicerane dhe që luan në ëolfsburg: „Kjo është pa shije dhe mosrespektim për njerëzit (dhe familjet e tyre) që janë me të vërtetë të zhdukur“. Ramona Bachmann thotë: „Kjo nuk tregon respekt për personat që janë zhdukur për momentin“.

Stuhia e reagimeve ka qenë e pandalshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Vetëm tre orë pas postimit, rreth orës 13.20, ka reaguar DFB me një përgjigje. Postimi është fshirë rreth orës 14.00.

„Fushata jonë e ndërgjegjësimit për Bundesligën e grave, natyrisht, i referohet vetëm ndeshjes sonë të fundit të Kupës së Botës më 29 qershor kundër Suedisë. Ne nuk donim të lëndonim ndjenjat, të ishim të pandjeshëm ose mosrespektues. Nëse ky ka qenë rast, na vjen shumë keq“.

Lojtarja e Kombëtares gjermane, Alexandra Popp është shprehur më me ndjeshmëri. Ajo kërkon falje: „Të dashur njerëz, unë personalisht dua të kërkoj falje të sinqertë nga të gjithë të afërmit dhe familjet, për këtë veprim të padenjë. Sinqerisht, më duhet të them se kam shikuar vetëm anën sportive dhe nuk kam menduar asgjë jashtë kufijve të saj. Më vjen keq“.