FC Luzerni çmendet pas „Messit të vogël“ kosovar (VIDEO)

72 Lexime

12:40:36                2016-06-25

 

 

 

 

Kosovari 7-vjeçar, Daimend Tunaj është një talent i jashtzakonshëm i futbollit. Tani, për te ka shfaqur interes edhe ekipi zviceran i Ligës së parë, FC Luzern, i cili dëshiron ta angazhojë në radhët e veta.Daimendi është një fëmijë shumë normal, i cili thjeshtë,vetëm do të luajë futboll, por që në te fshihet një yll i vogël futbolli. Duke i falënderuar një videoje në Youtube, FCL ka reaguar menjëherë dhe dëshiron ta testojë „Messin e vogël“.

 

 

 

«Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë ky fëmijë», ka deklaruar për „20 Minuten“ Peter Hauser, trajner i juniorëve tek FCL, njofton „Shtegu.com“. Ajo që më së shumti i la përshtypje në video, ishte fakti se Daimendi përdorte këmbën e majtë. Sipas tij, talenti i ri do të inkuadrohet edhe në Kombëtaren zvicerane, po që se vazhdon me këtë ritëm, ndërsa për sezonin e ardhshëm, ai do të jetë pjesë e FC Luzernit.

 

 

 

 

Edhe trajneri i ekipit aktual FC Hünenberg, Rudolf Baumann ka pohuar se bëhet fjalë për një talent të rrallë dhe në çdo turne ku ka marrë pjesë, gjithkush ka pyetur për numrin dhjetë, të cilin me krenari e bartë Daimendi.

 

 

 

«Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën se sa krenar jam me te. Me shumë dëshirë e përcjellë kur luan futboll“, ka deklaruar babai i tij, Ardijan Tunaj. Që nga mosha trevjeçare, ai e kishte hetuar talentin tek fëmija. Por, ajo që është më me rëndësi për Daimendin, është të vazhdojë të luajë futboll dhe të argëtohet: „Futbolli është loja më e bukur në botë. Do të doja që të marrë pjesë në ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror“, pohon vogëlushi. Por, mbetet e paqartë se për cilën kombëtare do të angazhohej. „Për Zvicrën, natyrisht“, përfundon ai.