FC Kosova Regensburg e tronditur thellë: Humb jetën futbollisti Amir Ademi

Date:

11:16:25           2019-09-04

 

FC Kosova Regensburg e tronditur thellë: Humb jetën futbollisti Amir Ademi

Talenti 22-vjeçar nga Mainburgu në Gjermani, ka ndërruar jetë të martën në mbrëmje, në një aksident trafiku. Ndeshjet e FC Kosova do të anulohen

FC Kosova Regensburg është thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga lajmi tragjik i vdekjes së Amir Ademit. Mëngjesin e së mërkurës, drejtuesit dhe ekipi pranuam lajmin e tmerrshëm se Amir Ademi kishte vdekur një natë më parë në një aksident trafiku midis Abensberg dhe Arnhofen, shkruan ekipi në një komunikatë, informon Shtegu.com. Një vdekje e tmerrshme, pasi ai u dogj në makinën e tij. Për dy vite e gjysmë 22-vjeçari ishte në FC Kosova Regensburg dhe u konsiderua një talent i shkëlqyeshëm.

I gjithë ekipi i FC Kosova Regensburg është thellësisht i tronditur dhe i shokuar nga lajmi për vdekjen e Amir Ademit. „Është një humbje e jashtzakonshme. «Amiri ishte veçanërisht i dashur, një rreze dielli në ekip. Amir do të qëndrojë gjithmonë në zemrat tona», thuhet në komunikatën e ekipit. Shoqata i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe i uron shumë forcë në këto orë të vështira. Amir Ademi lë pas, prindërit e tij, një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...