Familja Thaçi nuk mërzitet për kolonën e gjatë 15 kilometra në Gothard

Date:

Kolona e trafikut në Gotthard të Premten e Madhe ishte nganjëherë 15 kilometra e gjatë. Gazetari i „20 Minuten“ gjithashtu shkoi në Tiçino, shpërndau çokollatë – dhe pyeti ata që prisnin pse e bëjnë këtë çdo vit

 

Njëra nga to është edhe familja Thaçi e cila është dashur të presë rreth një orë në këtë kolonë. Por, për këtë familje një orë nuk është asgjë në krahasim me katrahurat që i përjetojnë kur shkojnë në vendlindje, transmeton portali Shtegu.

 

“Një orë në trafik? Jemi mësuar me 16 orë

 

Trafiku i Pashkëve vazhdon të rritet në A2, por disponimi është i relaksuar për familjen Thaçi nga kantoni i Bernës: „Ne po shkojmë me veturë për në Tiçino për herë të parë“, thotë babai Milaimi. Për të dhe familjen e tij, ky është udhëtimi i parë në jug të Zvicrës. “Më herët kemi punuar në sferën e gastronomisë. Pashkët ishin të pamundura! Sot gjërat janë ndryshe.

 

Gjithashtu në veturë: nashkëshortja e Milaimit, vajza Florecita, vajza Klevisa dhe djali Ramadani. “Bllokimi i trafikut të Pashkëve nuk është problem për ne”, thotë me qetësi Milaimi. Përkundrazi: „Kur udhëtojmë në Kosovë, ndonjëherë kalojmë deri në 16 orë në bllokime trafiku – me fëmijët. Kjo është e vështirë. Kjo nuk është asgjë në krahasim me atë“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...