Para ndeshjes kapitale të Zvicrës në Euro 2020 kundër Turqisë, në një letër emocionuese Vladimir Petkoviq kërkon mbështetje nga zviceranët
Para ndeshjes me Turqinë (e diel, ora 18.00), Petkoviq fillon letrën e tij të hapur për popullatën zvicerane me „Të dashur zvicerianë“.
Trajneri i Kombëtares zvicerane përdor një gazetë zvicerane si platformë dhe jo kanalet zyrtare të komunikimit të Shoqatës Zvicerane të Futbollit. Kjo është mjaft e çuditshme dhe e vjetër, sepse shumë tifozë zviceranë tani janë të digjitalizuar.
Por të kthehemi te letra. Së pari, Petkoviqi kërkon falje për paraqitjen e dobët (0:3) kundër Italisë.
«Dashtëm t’ju jepnim një natë magjike. Pas shumë mundimeve të periudhës së gjatë të pandemisë, t`ju bëjmë të lumtur me një fitore kundër Italisë“, tha Petkoviqi në edicionin e shtypur të“ Schëeiz am ëochenende“. “Në fund të fundit nuk kishte asgjë përveç zhgënjimit. Për këtë na vjen shumë keq“.
Ekipi kombëtar nuk i ka përmbushur gjithnjë pritjet e popullatës zvicerane. «Ne jemi njerëz që përpiqemi t’i plotësojmë këto kërkesa. Fatkeqësisht, jo gjithmonë kemi sukses”, vazhdoi trajneri i ekipit kombëtar zviceran, transmeton Shtegu.
Para ndeshjes kapitale kundër Turqisë në Baku, Petkoviqi bën thirrje për solidaritet midis ekipit kombëtar dhe popullatës: „Ne jemi si një familje e madhe“.
„Kundër Turqisë kemi një gjasë tjetër për t’u kualifikuar në fazën e të tetës së finales“, shkruan 57-vjeçari. „Në lojën e shansit të fundit duhet të sjellim të gjitha vlerat dhe virtytet tona në tryezë: solidaritetin, identifikimin, gëzimin dhe respektin“. Atëherë mund të arrihet qëllimi.
«Futbollistët dhe trajnerët kanë ndjenja, shqetësime, frikë dhe gëzime si të gjithë të tjerët. Ne jemi po aq të prekshëm”, thotë Petkoviq.
Dhe apelon: «Përpara kësaj loje vendimtare, na duhet mbështetja e të gjithë juve. Solidariteti juaj, pozitiviteti juaj „.
Në ndeshjen e fundit në grupe në Euro 2020, ekipi kombëtar i Zvicrës do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që të gjithë mund të kënaqen së bashku të dielën në mbrëmje. «Se mund të jemi krenarë së bashku. Për ekipin tonë kombëtar dhe për Zvicrën tonë“.

