„Turpi i Stambollit“, kur Valon Behrami shënon golin e artë kundër Turqisë

105 Lexime

Shumica e mbajmë mend takimin në futboll midis Turqisë dhe Zvicrës më 16 nëntor 2005, i cili në fund të fundit nuk kishte shumë lidhje me sportin. Loja që hyri në historinë e futbollit zviceran si „Turpi i Stambollit“ i prek edhe sot e kësaj dite zviceranët dhe shqiptarët.

Ndeshja dramatike në vitin 2005 po zhvillohej për pjesëmarrje në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Pas një fitore 2-0 në ndeshjen e parë në Bernë, Zvicra udhëtoi për në Turqi si favorite për ndeshjen e dytë vendimtare. Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Valon Behrami, për t`i trazuar shpirtrat e shqiptarëve anembanë botës. Sapo arritën në aeroport, lojtarët u pritën me armiqësi. „Mirësevini në ferr“ ishte në një mbishkrim, në një tjetër ishte fyer sulmuesi zviceran Alexander Frei.

Në stadiumin „Şükrü Saracoğlu“, stadiumi i Fenerbahçes në Stamboll, turqit e kthyen deficitin dhe pak para fundit po udhëheqnin me rezultatin 4-2, informon Shtegu. Skuadrës së trajnerit Fatih Terim i nevojitej vetëm një gol për të marrë pjesë në Kupën e Botës, por me kalimin e kohës Zvicra e mbrojti rezultatin.

Menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare, profesionistët zviceranë u sulën drejt katakombave të stadiumit në vend që të festonin në fushë. Gjatë rrugës u shkaktuan skena të tmerrshme dhe përplasje të dhunshme. Futbollisti zviceran Filip Degen pati deklaruar: „Agresioni që mbizotëroi ishte i çmendur“, citohet ai në gazetën „Neue Zürcher Zeitung“. „Nuk kam përjetuar diçka të tillë askund tjetër në karrierën time“.

Shikuesit nëpër televizione nuk mund t’u besonin syve të tyre. Në skenat e egra të sulmit ndaj futbollistëve zviceranë, turqit i ndjekën ata nëpër fushë. Një kujdestar i stadiumit ia vuri këmbën Valon Behrami në rrugën për në hyrje të tunelit, Emre kapi për jake një futbollist tjetër zviceran. Stéphane Grichting shqelmohet në bark dhe duhej të shtrohej në spital. Më në fund Benjamin Huggel vjen duke vrapuar nga pas dhe merr hak për kolegët e tij.

Ndeshja në fjalë njihet me nofkën „Turpi i Stambollit“