EMOCIONUESE: Bashkatdhetari nga Zvicra nuk e harron mikpritjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Date:

13:15:12            2019-08-29

 

Një histori emocionuese ka aterruar në redaksinë e Shtegu.com, që ka të bëjë me mikpritjen shqiptare të banorëve të Maqedonisë së Veriut, për vëllezërit e tyre nga Kosova. Bashkatdhetari Fatmir Shabani, nga fshati Gaçkë i Komunës së Ferizajt, tashmë disa vite punon dhe jeton në rrethinën e Cyrihut në Zvicër.

Për te është bërë traditë që gjatë kohës së pushimeve verore, domosdoshmërisht të vizitojë edhe lagjen Vizbeg të Shkupit. Më saktësisht, Fatmiri asnjëherë nuk mund t`i harrojnë momentet më të vështira të jetës, gjatë luftës në Kosovë, kur okupatori serb po asgjësonte gjithçka shqiptare nga këto troje, duke i detyruar me mijëra e mijëra familje të zhvendoseshin nga trojet e tyre.

Edhe Fatmiri me xhaxhain e vet u detyruan të largohen nga vendlindja nën tytat e automatikëve. Si shumica e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kësaj familje strehim i ofroi Hamdi Bislimi nga lagja Vizbeg e Shkupit.

„Më duket sikur kur nipi shkon te dajtë“, shprehet Fatmiri i lumtur enkas për Shtegu.com, gjatë vizitës së tij tek familja e Arifit. „Asnjëherë nuk mund t`i harroj të mirat dhe mikpritjen që na e ofruan, respektin që kanë për ne“.

Ndërsa Arifi, njëri nga tre djemtë fisnikë e zemërgjerë të Hamdiut, edhe më tej këmbëngul: „Kjo është shtëpia yte, kur të kesh kohë dhe kur të jesh këndej, derën e ke hapur“.

«Mendoj se të njëjtën gjë do ta kishin bërë edhe Fatmiri dhe xhaxhai i vet, për çdo shqiptar nga do qoftë ai», pohon me modesti Arifi, i cili fillimisht ka vijuar fakultetin pedagogjik, ndërsa është i puënsuar në ndërmarrjen «Higjiena komunale», në Shkup.

Arifi është i lindur në Shkup, me prejardhje është nga fshati Biti e Epërme i Komunës Shtërpc. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer ne Shkup, kurse fakultetin e filloi duke i dhënë disa provime të vitit të parë, ndërsa për shkak të provokimeve të profesorëve maqedonas, në kohën kur shqiptarët etiketoheshin me «nacionalistë e irredentistë, Arifi i ndërpreu studimet, duke u punësuar në ndërmarrjen higjienike, ku aktualisht është duke ushtruar profesionin e shefit të mirmbajtjes së mekanizimit. Arifi është i martuar dhe prind I lumtur I katër fëmijëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...