Kryeqyteti zviceran ka lumin më të pastër në botë, por nuk bën të pihet uji i tij

Date:

11:44:37           2019-08-29

 

Uji i lumit Aare në Bernë të Zvicrës, është jashtëzakonisht i pastër dhe ka një ngjyrë të këndshme. Megjithatë, nuk duhet të pini ujë nga lumi.

Aare është shumë i njohur për turistët për ngjyrën e tij bruz. Sidomos në Tripadvisor, lumi ka marr shumë nota të mira. Por, ngjyra e bukur sjell edhe deri në kontradikta nëse uji i tij mund të pihet.

 

 

Pra, në shumë komente të ndryshëm thuhet se uji është aq i pastër sa që mund të pihet. Një myasfir nga Britania e Madhe, në një forum të mërgimtarëve ka shkruar se Berna është qyteti i vetëm në botë që ka një lum, ku mund të notosh dhe të pish ujë.

Natyrisht se nuk është kështu, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Asnjërit nga banorët e Bernës nuk do t`i shkonte në mendje të pintë ujë drejtpërdrejt nga Aare. Megjithëse një person në Bernë konsumon rreth 175 litra ujë në ditë, ai kryesisht shfrytëzohet nga uji nëntokësor i zonës grumbulluese të ujit në Emmental dhe në Luginën e Aare.

Sipas ekspertit dhe mjekut Beat Staub, megjithëse uji i Aare është me cilësi të shkëlqyeshme, kjo nuk do të thotë se mund të pihet. „Për t`u konsideruar të sigurt, asnjë mikrob fekal nuk duhet të jetë i pranishëm në ujë. Ekzistojnë baktere koliforme në Aare”. Sidoqoftë, një gëllënkë uji nuk ju sëmurë.

Një laborator në Bern kontrollon vazhdimisht cilësinë e ujit të lumit. Rezultatet më pas transmetohen në Zyrën Federale për Mjedis dhe Agjencinë Europiane të Mjedisit. Me këtë rast, pranohen certifikata të shkëlqyeshme për cilësinë e ujit të Aare.

Sidoqoftë, cilësia e ujit mund të ndryshojë në varësi të rrethanave. Për shembull, pas ndonjë stuhie mund të gjenden më shumë baktere fekale në lum sesa zakonisht. Kjo ndodhë për shkak se impiantet e pastrimit kanë vetëm një kapacitet të kufizuar. Nëse shkaktohen reshje të mëdha shiu, disa nga ujërat e zeza futen në lumë. „Kur Aare merr ngjyrë kafeje, nuk këshillohet as të notohet, e lëre më të pish ujë“, thotë Staub.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...