13:50:51 2019-08-19
Në Kantonin Schwyz natyralizimi kushton së paku 3600 franga zvicerane. Një grua neozvicerane nga Maqedonia e Veriut, këto tarifa i vlerëson si shumë të larta. Sidoqoftë, asaj nuk i dhimbsen këto të holla për natyralizimin.
Një krahasim i tarifave nga Comparis kërkon ndryshime të mëdha midis komunave dhe kantoneve. Për shembull, natyralizimi në Schwyz kushton të paktën 3,600 franga zvicerane, që është katër herë më shumë sesa në Lozanë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Elmedina Jusufoviçit (19) nga Maqedonia e Veriut, nuk i penguan shpenzimet e larta të natyralizimit në këtë kanton të Zvicrës Qendrore. Në Schëyz ajo u natyralizua gjatë këtij viti, pasi në rill të vitit 2018, ajo parashtroi kërkesën e saj. Pasaporta asaj i kushtoi gjithsej rreth 4,000 franga.
„Më dukej shumë shtrenjtë, veçanërisht sepse unë ende isha në praktikë në një shkollë tregtare“. Prrindërit e saj i kishin të holla shtesë sepse ajo gjithashtu po bënte provimin për patentë shoferi. „Tani ajo do t`ua kthejë“.
Sipas saj, tarifat janë shumë të larta: „Unë mendoj se kjo është një nga arsyet përse njerëzit nuk duan të natyralizohen më“. Megjithatë, Elmedina nuk shpreh keqardhje që ajo është pajisur me pasaportë të kuqe: „Kam lindur dhe jam rritur në Zvicër. Atdheun tim, Maqedoninë e Veriut e njoh vetëm për shkak të pushimeve. Në Zvicër ndjehem shumë rehat dhe e kam dashur pasaportën zvicerane». Nga ana tjetër, e drejta për të votuar ishte vetëm një pjesë e vogël e motivimit.
Në analizën e Comparis u morën parasysh vetëm vendet kryesore të kantonit, përcjell Shtegu.com. Pra, ekzistojë edhe komuna të tjera ku shpenzimet për një pasaportë zvicerane mund të arrijnë çmimin edhe deri në 4300 franga që dëshmohet nga një rast i vitit 2017 në Komunën Vorderthal SZ.

