Bashkëshorti nga Kosova rrëmben gruan, ndalohet në kufirin hungarez
14:12:14 2019-08-19
Gjatë një mosmarrëveshje në mes veti, një bashkëshort 28-vjeçar nga Kosova, në Floridsdorf të Austrisë e ka tërhequr bashkëshorten e tij në një veturë dhe ka dashur të udhëtojë për në Kosovë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Pasi të dyve u mungonin dokumentet e udhëtimit, ata është dashur të kthehen para kufirit hungarez.
Sipas policisë austriake, përpjekja e rrëmbimit ka ndodhur pasditen e së shtunës. Kur çifti u kthye në banesën e tyre në Vjenë, bashkëshortja 26-vjeçare arriti ta alarmonte policinë. Pas seancës dëgjimore, i dyshuari është lënë i lirë, por i është shqiptuar një ndalesë hyrjeje. Policia është duke e hetuar për veprën detyrim.