Ekipet e njohura të Bundesligës presin në radhë për talentin shqiptar, Fisnik Asllani

Date:

09:00:14         2019-08-28

 

Super talenti 17-vjeçar shqiptar, Fisnik Asllani, i njohur si makinë golash tek ekipi i Union Berlin në Bundesligën gjermane, ende është duke u angazhuar te juniorët A të këtij ekipi, por është duke shënuar gola sikur një profesionst i vërtetë. Gjatë fundjavës, super talenti shqiptar shënoi gola ashtu siç donte vetë. Në fitoren e skuadrës 13: 0 ndaj K19 Holstein Kiel, ai shënoi pesë gola, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Po luheshin vetëm 20 minutat e parë, ndërsa rezultati ishte 5:0 për skuadrën vendase.

Me pesë golat e vet të shënuar, Fisniku kontriboi për fitoren më të lartë të juniorëve të Union Berlin. Me sa duket, me ritmin e vet të lojës, Fisnik Asllani ka ngjallur dëshirat e kulbeve më të njohur të Bundesligës gjermane, për ta pasur në radhët e veta këtë talent. Siç shkruan „Bild“, për të tashmë janë duke pritur në radhë ekipet si VfL Wolfsburg, FC Schalke 04, Hertha BSC, FC Bayern dhe RB Leipzig, informon Shtegu.com.

Kontrata e tij me ekipin e Berlinit skadon në verë të vitit të ardhshëm, ndërsa tashmë po flitet se çmimi i tij varion diku me një shiumë prej gjashtë shifrave. Union Berlin dëshiron ta mbajë në radhët e veta, por Oliver Ruhnert, menaxher i ekipit pohon: „Tema do të diskutohet në klub“.

Në sezonin 2018/19, në 23 ndeshjet e zhvilluara, Fisniku shënoi 22 gola dhe natyrisht se klubet më të mëdha janë të vetëdijshëm për të. Gjatë këtij sezoni, ai ishte i pranishëm vetëm tre herë në fushën e gjelbër, ndërsa shënoi tetë gola. Duket se është vetëm çështje kohe se kur Fisniku do të ndërmerr hapin e ardhshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...