Edita (Abdieski) Zahini përshëndetet me Jürgen Klopp

Date:

Këngëtarja tashmë e mirënjohur shqiptare me prejardhje nga Maqedonia e cila ka lindur në Bernë të Zvicrës dhe jeton në Köln të Gjermanisë, është e njohur si tifoze e flaktë e ekipit të Borussia nga Dortmundi. Me gjithë humbjen në finalen e Kupës së Gjermanisë, ajo nuk ka hequr dorë nga ekipi i zemrës, ndërsa në faqen e saj të Facebookut, ka postuar një foto përshëndetëse me idhullin e saj, trajnerin në largim të Dortmundit, Jürgen Klopp. „E gjeta rastin pasi e përfundoi fjalimin e tij, duke u larguar nga skena, i përlotur“, shkruan Edita. Përndryshe, ajo ishte kurorëzuar me çmimin e parë të shout “X Factor” në Gjermani, duke u cilësuar si një këngëtare shumë e mirë nga juria gjermane. Në një shou televiziv gjerman, Edita nuk kishte ngurruar të zbulojë se maqedonasit ia kishin shpifur mbiemrin e saj nga Zahini në Abdieski.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...