Zvicerani shkarkohet nga puna pasi hëngri një mbeturinë simiti

54 Lexime

11:38:47             2019-04-25

 

 

Punëtori i kompanisë zvicerane „Gate Gourmet“ është shkarkuar nga puna për konsumimin e ushqimit të mbetur. Për sindikatën Unia, ky është vetëm një „pretekst“.

„Është tronditëse, punëtori vlen më pak se mbeturinat“, Thotë Dominique Deillon, sekretare e sindikatës në Unia. Sindikata reagoi të martën kundër shkarkimit të një punëtori të kompanisë hotelierike, Gate Gourmet, në aeroportin e Gjenevës.

Philippe, një punëtor zviceran që ështe përgjegjës për zbrazjen e tavolinave të ngrënies nga avioni, në të vërtetë është dashur të falënderohet që kishte ngrënë një simite që duhej të hidhej, gjë që është e ndaluar. „E mora nga tavolina, ndërsa shefi im ishte pas meje“, thotë për mediat zvicerane punëtori 58-vjeçar zviceran, përcjell Shtegu.com. Ai shkoi në zyrën e punës dhe kur u kthye më shkarkoi nga puna. Nuk kam bërë asgjë të keqe“, ankohet Philippe, i cili në këtë pozitë ka punuar për 28 vite . „Është në rregulloret e brendshme, gjithçka duhet të përfundojë në mbeturina“, thotë Yves Mugny nga Unia.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2018, por sindikata e kuptoi vetëm para disa javësh, kur rastin e tij Philippe donte ta bënte publik. Për Unia, arsyeja për shkarkimin është vetëm një „pretekst“, ndërsa të pesëdhjetat mund të kenë qenë disi „viktimë“ e moshës së tij, sipas sindikatës: „Punonjës i pakualifikuar, me pagë prej 4571 frangash zvicerane, Philippe është shumë më larg se standardet e lejuara për Gate Gourmet“.

E pyetur nga mediat, kompania „nuk komenton situatën e punëtorëve në nivel individual“. Kompania thotë se „zbatohen rregulla shumë të rrepta në lidhje me trajtimin e mbeturinave ushqimore dhe produkteve që kthehen nga avioni“: „Ligji na kërkon që të shkatërrojmë të gjitha këto lloje të produkteve“, thonë nga Gate Gourmet, përcjell Shtegu.com.

Nga ana e tij, aeroporti i Gjenevës nuk mund të prononcohet në situata të veçanta që kanë të bëjnë me punëtorët apo ish punëtorët e kompanive të platformës“. Institucioni kujton se, në përgjithësi, ndërhyn për të ruajtur dhe promovuar dialogun ndërmjet kompanive dhe stafit të tyre, por nuk mund të zëvendësojë autoritetet në çështjet e kontrollit dhe sanksioneve.