E therë 13 herë me thikë viktimën, pesë vite burg shqiptarit në Gjermani

Date:

21:21:35                   2016-08-27

 

 

 

 

 

Një shqiptar 29-vjeçar do të duhet të shkojë prapa grilave për pesë vite. Zënka midisi tij dhe një banuesi tjetër të një qendre strehimi në Gjermani, në muajin shkurt të këtij viti, kishte shkaktuar vdekjen e bashkëkombasit të tij. Gjykata e dënoi me pesë vite burg.

 

 
Njëzetenëntëvjeçari e kishte vrarë bashkëkombasin e tij në banesën e tij në shkurt të këtij viti, në Lütjenburg afër Kielit, duke e goditur 13 herë me thikë.
Të enjten, gjykatësi ka deklaruar se paraprakisht, shqiptari ishte goditur nga kundërshtari me një grusht, që e kishte zemëruar pa masë.

 

 
Përpos tjerash, pasi që të dy pjesëmarrësit e zënkës kanë qenë të dehur, Gjykata e vlerësoi rastin si akt i një vepre mesatare. Në kohën e kryerjes së veprës, i akuzuari ka pasur në gjak 1,6 promila alkool.

 

 
Autori dhe viktima në Gjermani kishin ardhur në vjeshtë të vitit të kaluar, ndërsa u njohën në qendrën e strehimit ku banonin së bashku. Fqinjët kishin dëgjuar britma duke e alarmuar menjëherë policinë.

 
I akuzuari para Gjykatës u mbështet në vetmbrojtje, por kjo iu refuzua, pasi ai e kishte ndjekur viktimën nëpër korridor duke e goditur edhe në shpinë. Një shqiptar tjetër, pa sukses ishte munduar të pengojë sulmin me thikë, shkruan „Mopo“, njofton „Shtegu.com“.

 
Gjykata e dënoi me pesë vite burg, po aq sa kishte kërkuar edhe Prokuroria. Nga ana tjetër, avokati paditës ka kërkuar shtatë vite burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi lirimin e tij dhe dëmshpërblim për paraburgimin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...