E prekshme: Arbnori nuk e urren vrasësin e motrës së tij nga Mynihu

43 Lexime

17:45:19                2016-08-27

 

 

 

 

Ishte një natë e tërbuar. Dymbëdhjetë orë të tëra, Arbnor Segashi u endë nëpër Mynih, nga njëri spital në tjetrin, nga entet për të humburit e deri te policia. Askund nuk gjente ndonjë gjurmë nga motra e tij, Armela. Natën e kobshme, ajo së bashku me një shoqe kishte shkuar në Qendrën tregtare olimpike (OEZ) të Mynihut. Përmes rrjeteve të tjera sociale dhe Fcaebookut, vëllai i saj i luste miqtë dhe shokët e ekipit për ndihmë. Që nga ky sezon, Arbnori është duke luajtur për ekipin e Ligës bavareze FC Pipinsried në rrethinën Dachau të Gjermanisë. Çdokush që kishte ndonjë informatë, duhej t`i lajmërohej. Por, thirrjet mbetën vetëm në ajër. Mandej, mëngjesin e së nesërmes pak pas orës 6, celulari i Arbnorit cingërroi. Babai i tij i kishte thënë se menjëherë duhej të vinte në shtëpi, pasi gjithçka kishte përfunduar.

 

 

 

 

Arbnor Segashit i kishte shkuar ndërmend se motra e tij do të kishte ndërruar jetë. Por, deri në fund nuk e humbi shpresën, deri në momentin kur u kthye në shtëpi, ku e priste familja e tij. Kur arriti në shtëpi dhe kur u pranua nga policia, psikologët dhe infermierët, ai u vërtetua se vrasësi i Mynihut e kishte vrarë edhe motrën e tij. „Ishte dita më e kobshme në jetën time. Motra ime e vogël ishte njeriu që e doja më së shumti“, rrëfen Arbnori për „Allgemeine Augsburger Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Familja ishte shokuar, por edhe ASrbnori nuk kishte mundur të qajë. Një muaj pas ngjarjes tragjike, ai rrëfen për rastin që i ndryshoi të jetuarit.

 

 
Katërmbëdhjetëvjeçarja shqiptare Armela, për herë të parë kishte dalë e vetme, pa familjen apo motrën e madhe në qytet. Në OEZ, kishte shkuar me shoqen e saj 15-vjeçare Sabina, duke u ulur në katin e sipërm të restorantit të McDonald`s-it. Vrasësi kishte ardhur nga tualeti duke shtënë mbi vajzat e mitura. Që të dyja vdesin në vendngjarje, njëso sikur shtatë persona të tjerë dhe vetë vrasësi.

 

 

 

 

Arbnor Segashi e përshkruan të motrën si njeri shumë të dashur dhe gjithnjë të lumtur. Me natyrën e saj të hapur dhe zemërgjerësinë e saj, ajo çdokujt i dhuronte nga një buzëqeshje. „Prania e saj gjithnjë më sillte fat“, pohon i vëllai. Ajo ishte e pranishme në secilën ndeshje të tij dhe nuk është për tu habitur, përse atij i mungon shumë gjatë ndeshjes së futbollit. Armela e vijonte shkollën reale „Erich-Kästner“ në Mynih. Asaj i pëlqente grimi dhe stili, duke ëndërruar që ndonjëherë të hapë një sallon personal për kozmetikë.
I vëllai i saj studion menaxhimin me sport në shkollën e lartë në Erding. Familja është nga Kosova, ku edhe u varros Armela. Kolegët e ekipit kishin donuar për ta tejkaluar situatën e rëndë. Armela ka pasur pasaportë gjermane, ndërsa Arbnori zyrtarisht kosovar, por gjithashtu i lindur në Mynih. Vrasjen e motrës, ai e përshkruan si goditje tepër të rëndë. Nga ana tjetër, familja e tij është e pafuqishme në këtë drejtim: „Thjeshtë, ishte një histori rrëqethëse. Deri në atë moment ka qenë e shkruar të jetojë. Nuk mund ta ndalonim këtë vrasje“.

 

 

 
Ai nuk ndjen urrejtje kur i kujtohet vrasësi 18-vjeçar i së motrës. „Nuk ndjej asgjë për te“, spjegon ai. Natyrisht, se po të ishte ende gjallë do ta pyeste, përse mu motrën e tij? Dhe ishte i sigurtë se çdo përgjigje tij do të ishte e gabuar dhe asnjëra nga to nuk do ta kthente më në jetë të motrën. Sipas tij, do të ishte e gabuar po të urrehej vrasësi, pasi mu urrejtja ishte ajo që e shtiu vrasësin të vepronte në këtë mënyrë.