E RËNDË/ Polici i burgut vret gruan, dy vajzat dhe më pas dhe veten

Date:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë pasi një polic burgu 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias.

Sipas mediave fqinje, burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.

Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.

Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi. Albeu.com

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...