E plagos me thikë për të penguar ndarjen

Date:

12:50:00               2019-01-19

 

 

„Unë ende e dua ate“, shtetasi 31-vjeçar kosovar ka dashur ta parandalojë ndarjen që do të realizohej të martën, i cili në Attnang-Puchheim të Austrisë e kishte therë me thikë bashkëshorten e tij 27-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Gjatë marrjes në pyetje, Fidan G. pranoi se e kishte përdorur thikën ndaj bashkëshortes së tij, përndryshe nënë e dyfishtë, në mënyrë që ta bindte për t’i dhënë atij një rast tjetër, shkruan „Krone“, përcjell Shtegu.com.

Gjatë mbrojtjes së saj, Batrie G. u plagos në qafë dhe në duar, duke e bërë që „burri i saj i dashur“ ta qëllojë vetveten në kofshë.

Pas kësaj, kosovari ishte arratisur në Vjenë, ku një mik i tij i organizoi një avokat, nën shoqërimin e të cilit u paraqit personalisht. Gjatë arratisjes, kosovari i plagosur që jeton në Scharnstein, ka fjetur në makinë. Data e divorcit mbetet e përcaktuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...