E heq kabllon e gabuar, e incizon plaçkitjen e tij në kantier

Date:

23:31:30                2019-03-29

 

Një 30-vjeçar po punonte në kantierin e ndërtimit si punëtor. Siç raportohet nga policia austriake e Burgenlandit, ai ka dashur të deaktivizojë kamerën të mërkurën në mbrëmje, duke i hequr kabllot pasi e kishte përfunduar punën. „Megjithatë, ai e ka hequr kabllon e gabuar“, thotë zëdhënësi i policisë, Johannes Kollmann, njofton Shtegu.com.

Asnjëra kamerë nuk ishte deaktivizuar, por një pjesë tjetër e kantierit. „Kamera vazhdoi të incizonte, kështu që mund të sigurohej prova se ai vetë e kishte kryer vjedhjen“.

Asaj mbrëmje, i dyshuari plaçkiti pajisje të cilësisë dhe vlerës së lartë. Deri më tani, dyshohet se ai ka dashur të përvetësojë një vlerë prej një shume pesëshifrore. Të gjitha këto, autori i ka pranuar.

Dyshohet se pajisjet e vjedhura, ai ua ka shitur dy punëtorëve të ndërtimit, që kanë punuar në të njëjtin kantier në Eisenstadt, njofton Shtegu.com. Hetuesit më pas kanë kryer bastisje tek një austriak 54-vjeçar dhe një veriomaqedonas 30-vjeçar, të dyshuar se i kishin blerë pajisjet e plaçkitura. Ndaj tyre gjithashtu është ngritur kallëzim penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...