Dy shqiptarë në luftë kundër krimit në Zvicër

Date:

Shengjile Ibrahimi

Nuk ka të ndalur integrimi i shqiptarëve në shoqërinë zvicerane. Gjurmët e kësaj të vërtete na shpien deri te një vëlla e motër nga Çerkezi i Kumanovës, por që jetojnë në Gjenevë. Bëhet fjalë për Sevxhane (24) dhe Florim Fazliaj (22), janë shqiptarët e parë që diplomuan në Fakultetin e Shkencave të mjekësisë ligjore në Universitetin e Lozanës.

Para disa ditësh Sevxhanës dhe Florimit iu ndanë nga një certifikatë, duke fituar titullin Bachelor.

Familjar i personave në fjalë, Samet Fazlija tregon për “Lajm” se ata kanë kryer shkollimin me sukses të lartë. Nota mesatare e Sevxhanës është 5,6, kurse e Florimit është 5,9. Ndërsa nota më e lartë është 6.

“Janë nxënës shumë të talentuar. Babai i tyre Shenasiu është në qejf të madh, sepse vajza dhe djali i kanë diplomuar për një ditë në drejtimin e kriminalistikës në Lozanë. Janë shqiptarët e parë që e kanë kryer këtë shkollë, me afat të caktuar dhe me nota të larta”, ka deklaruar familjari i tyre Samet Fazlija, duke shtuar se shteti zviceran do ta financoj Florimin në vazhdimin e magjistraturës në Kanada.
Florimi dhe Sevxhanja së bashku me prindërit e tyre çdo vit e vizitojnë familjen e tyre në Kumanovë, ndërsa edhe sivjet pritët që pushimet ti kalojnë në vendlindje./lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...