Mumin Nurisi kontratë një vjeçare në Austri

Date:

Mumin Nurisi është bërë më klub të ri. Futbollisti 20 vjeçar nga Tetova ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin e kategorisë së dytë SV Kapfenberger të Austrisë. Pas periudhës testuese që mesfushori shqiptar e kaloi te ky ekip, me paraqitjet e tij në fushë ai arriti t’i bindë zyrtarët e klubit që të firmosin një kontratë njëvjeçare.

Talenti 20-vjeçari kaloi në Kapfenberg nga shpresat e Dinamo Zagrebit, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Istras në Kroaci dhe Triestinas në Itali.

Ai është paraqitur për përfaqësueset U 17 të Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërsa për këto të fundit ka luajtur edhe për U 19.

Po ashtu interes ka shprehur edhe kombëtarja e shpresave të Shqipërisë, por e gjitha do të varet nga paraqitjet dhe lojërat e tij.

Kohëve të fundit ka interes nga ana e kombëtares së shpresave të Shqipërisë për ta bërë të vetin mesfushorin e shkathët dhe kjo mbase do të varet nga paraqitjet e tij te ekipi i ri Kapfenberger.

Kategoria e dytë e kampionatit austriak do të fillojë më 24 korrik. /Albinfo/

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...