Menaxhmenti i SH.A Dauti Komerc dhe Dauti TransportShped vazhdojnë në frymën e bashkëpunimit institucional dhe në këtë drejtim, dje, më datë 22.07.2021, në ambientet e Doganës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtorët Xhemail Dauti dhe Daim Ramadani, vizituan z. Muarem Asanin- u.d drejtor i përgjithshëm në doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim të frytshëm, u diskutuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me mundësitë për një bashkëpunim më intensiv dhe institucional midis sektorit të biznesit dhe doganat, investimet e kompanive tona në zonën e lirë ekonomike dhe projekti i terminalit doganor si dhe u diskutua koncepti dhe mundësitë për përkrahje institucionale drejt kompanive për marrjen e licencës për operator të autorizuar ekonomik.
Në këtë drejtim, Dauti Transportshped është në fazën e fundit të licencimit, kurse Dauti Komerc është në fillim të aplikimit për operator të autorizuar ekonomik.
Edhe njëherit e urojmë z. Asanin për emërimin e tij në këtë post dhe jemi të sigurt se ky takim do të rezulton me punë dhe bashkpunim konkret!

