Disney paralajmëron ribërjen e „Home Alone“

Date:

Disney ka njoftuar se do ta bëjë versionin e ri të komedisë kult të vitit 1990 „Home Alone“ për shërbimin e vet të ri streaming.

Drejtori ekzekutiv i Disney, Bob Iger, tha se do të ketë „rishqyrtime“ për versionet e reja të mundshme të „Night At the Museum“, „Diary of a Wimpy Kid“ dhe „Cheaper By the Dozen“, shkruan KOHA Ditore.

Disney tani i zotëron këto franshiza pasi që bleu studion filmike 20th Century Fox.

Shërbimi i ri për streaming Disney+ në SHBA do të lansohet në nëntor, ndërsa pritet të arrijë në Evropë vitin e ardhshëm.

Klasiku i Krishtlindjeve „Home Alone“ me Macaulay Culkin ishte një hit i madh në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa edhe sot pothuajse është e pamundur të shmanget në kuadër të programeve televizive gjatë festave.

Nuk dihet shumë se çfarë do të sjellë versioni i ri i filmit, si dhe kush do të mundë ta luajë djaloshin Kevin apo hajdutët e famshëm Wet Bandits, por adhuruesit e filmit me siguri po e presin me padurim realizimin e ri festiv të Disney.

Nga Disney thonë se shpresojnë që ribërja do t’i ruajë të njëjtat standarde dhe disiplinën kreative si origjinali.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...