Diskriminim nga drejtori shqiptar i FSSHM, Ramadani pranon tetë maqedonas dhe një turk, zero shqiptarë?!

57 Lexime

09:57:01       2016-01-15

 

 

Një tjetër skandal i fuqishëm po e trondit Fondin Republikan për Shëndetësi. Me pëlqimin e drejtorit Orhan Ramadani pranohen tetë maqedonas dhe një pjesëtar i komunitetit turk nga Gostivari, mëson Zhurnal. Me këtë, dëshmohet qartë se Ramadani po mbush Fondin për shëndetësi vetëm me maqedonas, duke diskriminuar shqiptarët.

Zhurnal mëson se tetë maqedonasit janë pranuar në selinë e Fondit republikan për shëndetësi në Shkup. Katër maqedonas janë pranuar nga qeveria e Maqedonisë përmes transferit, ndërsa katër maqedonas të tjerë janë pranuar me kontratë në vepër. Për herë të parë në historinë e Fondit për shëndetësi pranohet një person i etnitetit turk nga Gostivari dhe nuk pranohet asnjë shqiptar. Skandali në Fondin për shëndetësi rritet edhe më shumë për shkak të përfaqësimit minimal të shqiptarëve.

Përqindja në fondin për shëndetësi është vetëm 13% deri 15%.

Nga ana tjetër, Zhurnal mëson nga burime të sigurta se gjatë vitit 2015 ka arritur një shkresë zyrtare nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit deri tek kabineti i drejtorit të fondit, Orhan Ramadani. Shkresa ka të bëjë me një obligim që duhet ta kryej Ramadani, respektivisht që të marrë të punësuar, nëpunës shtetërorë shqiptarë nga Qeveria që t`i sistemojë në Fondin për shëndetësi, me këtë të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion shtetëror. Përqindja alarmante prej 13%, ende nuk ka shkaktuar asnjë reagim tek drejtori Ramadani, i cili pranon tetë maqedonas, një turk, por asnjë shqiptar, raporton Zhurnal.

Nga ana tjetër Zhurnal mëson nga burime të sigurta se gjatë vitit 2015 ka arritur një shkresë zyrtare nga Sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit deri tek kabineti i drejtorit të fondit, Orhan Ramadani. Shkresa ka të bëj me një obligim që duhet ta kryej Ramadani, respektivisht që të raportoj mbi përfaqësimin e shqiptarëve në këtë insitucion.

Ndërkohë, drejtori i fondit për shëndetësi, Orhan Ramadani i hedhë si të pavërteta informacionet e Zhurnalit.

“Nuk janë të vërteta informacionet që i posedoni ju, keni informacione të gabueshme”, ka deklaruar Ramadani për Zhurnal.

Zhurnal brenda ditëve të vazhdim, do t`i publikojë emrat e maqedonasve dhe turkut të cilët janë pranuar në fond

Agjencia e lajmeve Zhurnal në të ardhmen do të publikojë listën me emrat e maqedonasve të cilët janë pranuar nga qeveria e Maqedonisë. Katër nga Qeveria dhe katër maqedonas janë pranuar me kontratë në vepër. Madje njëri është nga Gostivari dhe është i etnitetit turk, “mik i afërt i Orhan Ramadanit”. (Zhurnal.mk)