Tmerrohen gjermanët: E hedhin valixhen dhe bërtasin „Allahu Ekber“

Date:

13:25:56       2016-01-15

 

 

 

Pasditen e së enjtes, policia gjermane në Nürnberg e ka rrethuar një pjesë të qytetit, pasi dy të rinj e kishin hedhur një valixhe në një furrë në afërsi.
Njësitet speciale nga Mynihu e kanë kontrolluar valixhen e dyshuar dhe nuk kanë mundur të gjejnë asgjë të rrezikshme.

 

 
Rreth orës 16.00, bashkëpunëtorët e një furre në Nürnberg, e kishin alarmuar policinë gjermane, pasi dy të rinj e kishin hedhur nja valixhe në lokal, me ç`rast kishin bërtitur „Akkahu Ekber“. Pas kësaj, ata ishin larguar menjëherë nga vendngjarja. Një person i tretë, i cili gjithashtu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se e ka filmuar tërë ngjarjen.

 

 
Pas kësaj, forcat e rendit e kanë bllokuar një pjesë të qytetit për shkaqe sigurie. Në ndërkohë, janë evakuuar edhe bankat, kabinetet mjekësore dhe disa lokale përreth, ndërsa ishte bllokuar edhe hyrja në komunikacionin hekurudhor, shkruan „Nordbayern“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...