Dëshmi tronditëse për rastin „Monstra“!

53 Lexime

Portali maqedonas Ohridskaj sjell dëshmi tronditëse për opinionin në lidhje me rastin Monstra. Sipas këtij portali vrasjen e të rinjve maqedonas e kanë porositur dy funksionarë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa peshkatari ka qenë viktimë, pasi ka parë ngjarjen. „Arsyeja është se, vajzat e këtyre dy funksionarëve kanë pasur fillimisht lidhje dashurie dhe më vonë janë keqtrajtuar nga të rinjtë maqedonas. Një pjestar i sigurimit të forcave maqedonase të sigurisë, që edhe ka marrë pjesë në vrasje, ka arritur të vendosë kontakte në qytetin e Preshevës me një pjestar të lartë të intelegjencës serbe“, shkruan portali. Në këtë takim pjesëtari i intelegjencës serbe i jep si shpërblim 50 mijë euro kolegut të tij nga Maqedonia, për një video-xhirim të cilën e kishte bërë ai në Shkup me telefon celular gjatë vrasjes të të rinjëve maqedonas.

Ohrid skaj, shkruan se videoja gjendte në bazën e BIA-së në Serbi dhe për këtë ngjarje është njoftuar edhe kyeministri serb, Aleksandar Vuçiq. „Gjatë gjithë kësaj kohe përfaqësues të qeverisë së Gruevskit dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë disa herë kanë shkuar në Beograd dhe kanë dhënë ryshfet që të marrin video-xhirimin dhe t’a djegin, për të asgjësuar të gjitha dëshmitë“, shkruan portali duke shtuar se Prokurorja speciale mund ti marrë materialent nga BIA me anë të një kërkese dërjkuar Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë.

Ndërkaq, Naser Raufi njëri nga avokatët e të akuzuarve të rastit „Monstra“, thotë se për këto të dhëna nuk ka prova materiale, megjithatë ai është i sigurtë për një gjë, se personat e dënuar për këtë rast nuk janë autorë të vrasjes së pesëfishtë.

„Nuk mund të ndërhyjmë se kush e ka bë si e ka bë, unë jam i sigurtë prej në fillim se këto nuk janë ata persona që e kanë realizuar këtë delikt. Ka pasur shumë spekulime për motivin e këtij rasti, unë mendoj që këto nuk kanë lidhje, domethënë, këto që kanë qenë si shpekulime se kush ka vepru edhe personat janë përmendur, unë vetëm jam i sigurt që këta persona nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe që nuk e kanë bërë këtë krim“, tha për TV ERA, avokati, Naser Raufi.

Raufi mendon se provat që I paralajmëroi lideri I opozitës janë në dorë të Prokurores Speciale dhe shpreson që ajo ta zbardhë çështjen.Megjithatë ai dyshon se kjo punë do të zvaritet, pasi ekipi i prokurores speciale nuk ka përvojë pune dhe vetëm një pjesëtare e ekipit është marrë me krimin e organizuar. Për rastin „Monstra“ Gjykata Themelore Shkup 1 ka dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptarë. Rasti tani gjendet në gjykatën e Apelit. /SHENJA/