Dënohet për herë të parë në Zvicër një përkujdesës i pëllumbave nga Maqedonia

Date:

17:50:23            2016-07-05

 

 

 

 

Shpezët grabitçarë për përkujdesësin e pëllumbave nga Maqedonia, Emin G. (42) janë therrë në sy. Shpeshëherë i kishte vëzhguar ato duke i sulmuar pëllumbat e tij me vlera të shumtë të konkurrencës fluturuese.

 

 
Ai nuk kishte dashur më të qëndrojë duarkryq. Prokurorja zvicerane Susanne Steinhauser, në Gjykatën e rrethit në Dielsdorf ZH pohoi se shtetasi maqedonas e kishte lyer një pëllumb me një lëndë toksike dhe e kishte lënë të fluturojë.

 

 

 
Qëllimi i aksionit ka qenë që shpendi grabitqar të sulmojë pëllumbin dhe të ngordhë pas konsumimit të helmit në trupin e pëllumbit. Për ta fshehur prejardhjen e pëllumbit, Emin G. kishte zgjedhur një pëllumb pa unazë. Helmin, i cili në Zvicër dhe BE është i ndaluar, e kishte blerë në Serbi.
Pëllumbin e tij e sulmoi një skifter, i cili pas konsumimit të mishit, ngordhi në mënyrë të mundimshme.

 

 

 
Sipas akuzës, helmimi i shpezëve grabitqarë tek përkujdesësit e pëllumbave në Zvicër është shumë i përhapur, ndërsa qëllimi i tyre është shfarosja e shpendëve grabitqarë.

 

 

 
Ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Për të demonstruar interesin publik, akuzën e kishte ngritur Enti i veterinerisë, në roli e akuzuesit privat, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Emin G. është përkujdeësësi i parë i pëllumbavce, i cili për shkak të angazhimit të të ashtuquajturit „pëllumb kamikaz“, dënohet në Zvicër: Njëmbëdhjetë muaj burg me kusht dhe dënim në të holla prej 4.000 frangave zvicerane. Gjatë shqiptimit të vendimit, gykatësi e mori parasysh faktin se Emin G. nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe se nuk ka munguar snjë orë të vetme në punë.

 

 

 

 

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...