Familja Hiseni kanë nevojë për ndihmën tuaj
18:05:35 2016-07-05
“Një person më dha rroba të reja për tu veshur për Bajram. Dëshira ime për këtë Bajram është me pas një dhomë të vetme”
Kjo është dëshira e vetme e djaloshit 13 vjeçar Hajredin Hiseni nga Gazi Baba e Shkupit për festen e Fiter Bajramit.
Vështirësitë e shumta financiare që ka kjo familje vite me rradhë, ka detyruar atë që në moshë të re të ëndrrojnë për të pasur një dhomë ku do të mund të luaj pa problem duke mos u penguar të tjerëve në këtë shtëpi.
“Dua te kem një dhomë të vetme që të mos bëjë zhurmë teksa po luaj. Kojshitë na ka ndihmuar shumë, rroba gjëra…. por kemi nevojë edhe për një dhomë”- tha Hajredin Hiseni.
Familja Hiseni numëron 5 anëtarë, 3 fëmijë dhe prindërit. Të gjithë ata jetojnë në dhomë prej 20 metrash katrorë të cilën më herët e kishin rregulluar dashëmirët e shumtë.
I vetmi i punësuar në këtë familje është kryefamiljari, por të ardhurat e tij mujore nuk janë të mjaftueshme për ta kaluar as javën e parë të muajit.
Familja Hiseni për momentin ka nevojë për ndihmë finaciare në të holla dhe produkte ushqimore, por gjithashtu kanë nevojë që dikush t’i punësojë dy fëmijët e rritur dhe për të shtuar të paktën edhe një dhomë për fëmijët.
“Kemi nevojë për të holla për gjithçka, për një shtëpi pak më të madhe për produkte ushqimore për vaj për gatim dhe gjëra tjera për gatim. Tash nuk kemi shumë gjëra, por duhet bërë disi, është vështirë por çfarë të bëjmë. Disa persona më kanë sjellur ushqim dhe për Bajram kam vendosur të bëjë gullash. Te ne vetem bashkorti punon, djali e patë edhe ju nuk punon, po përpiqet të gjej punë por se marrin, ndërsa vajza herë pas here kur ta thrrasin i pastron shtëpitë dhe i japin 200 denarë” – tha Zulfie Hiseni.
Nëna Zulfie dhe bashkëshorti shpresojnë se me ndihmën e njerëzve human do të mund tia plotësojnë ëndrrën e djalit dhe ti sigurojnë të paktën jetë më të sigurt.
Adresa: Rr. Jajce Nr. 86, 1000 Shkup Telefoni për kontakt: 00 389 71 933 963
(ZHURNAL.mk)