Dëbohen 18 persona për në Kosovë

Date:

11:42:08             2019-01-18

 

Të enjten, nga Baden Würtenbergu i Gjermanisë janë dëbuar 18 persona për në Kosovë. Sipas udhëheqësisë së këshillit vendor të Karlsruhes, deportimi u bë me fluturim charter nga Baden Airpark për në Prishtinë. Të gjithë 18 personat e dëbuar kanë pasur një leje qëndrimi „duldung“, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Mes tyre ishin njëmbëdhjetë burra, tri gra dhe katër fëmijë nën 14 vjeç.

Sa i përket ndarjeve sipas rrethinave administrative, katër persona ishin nga Karlsruhe, shtatë nga Shtutgart, një nga Tübingeni dhe gjashtë nga Freiburgu. Tre persona erdhën drejtpërdrejt nga qendra e paraburgimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...