Rasti që tronditi Zvicrën, bashkëshorti ia aborton fëmijën pa i treguar se është shtatzanë

54 Lexime

12:08:59               2019-01-18

 

 

Rasti i një kosovari që ka abortuar fëmijën e bashkëshortes së tij pa dijeninë e saj, thekson pengesat gjuhësore në kujdesin shëndetësor dhe mungesën e integrimit.

„Rasti më ka tronditur“, ka thënë Isabel Garcia, kryetare e organizatës së migrantëve Secondas në Cyrih. Një kosovar nga Bazeli, i cili tek bashkëshortja e tij ndërmori një abort dhe e cila nuk kishte njohuri për shtatzaninë e saj, në fillim të shkurtit do të përgjigjet para Gjykatës penale të Bazelit, për shkak të ndërprerjes penale të shtatzanisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Bashkëshortja e tij, e cila pothuajse nuk flet asnjë fjalë gjermane, 26-vjeçarit praktikisht i ishte lënë në mëshirë. Ishte ai që i udhëhoqi bisedimet me gjinekologun, ai i cili e gënjeu bashkëshorten se çdo gjë ka përkthyer me besnikëri.
Fakti që emigrantët në sektorin e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuar me gjuhën, është një dukuri e rregullt. „Unë vazhdoj ta dëgjoj të njëjtën“, thotë Garcia. Megjithatë, kjo kryesisht ka të bëjë me migrantët që nuk janë rritur në Zvicër. Për Garcian është gjithçka e qartë: „Deri më tan, qasja në të përkthyerit e kujdesit shëndetësor është lënë pas dore“.

Gjinekologia nga Bazeli e cila e trajtoi kosovaren, ka besuar se burri ka përkthyer saktë dhe se ka vepruar në interes të bashkëshortes së tij. Nga aspekti ligjor, ajo ka vepruar gjithçka sipas ligjit, përcjell Shtegu.com. Por, Shoqata zvicerane e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (SGGG) ka pohuar se kërkesat nuk janë të mjaftueshme dhe bën thirrje për një përkthim të pavarur që do të duhet të jetë absolutisht mbi çështjet, kontraceptivëve, abortit dhe dhunës seksuale. „Në këtë histori, unë shpresoj se ky është një rast individual i trishtuar dhe ashtu do të mbetet,“ tha sekretari i përgjithshëm i SGGG, Tomas Eggimann.

Garcia vlerëson praktikën e Spitalit Universitar. Megjithatë, praktikat mjekësore private nuk kanë të njëjtat burime, thotë ajo, përcjell Shtegu.com. „Në praktikë, mjekët shpesh mbështeten në vullnetin e mirë dhe ndershmërinë e përkthyesit“, thotë Eggimann. Shërbimet e përkthimit ende nuk janë institucionalizuar. Edhe pse ekziston në Zvicër. Në rajonin e Baselit qendra e bamirësisë HEKS dhe shërbimi për të huajt i Basellandit ofrojnë shërbime të tilla.

Sidoqoftë, për Isabel Garcia, rasti i kosovarit shtron pyetje në lidhje me integrimin e të rriturve. Gruaja e re në Zvicër erdhi pa njohuri të gjuhës gjermane , por edhe pa i njohur të drejtat e saj, ku ajo de facto u kmbajt si e burgosur nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. Këtu, autoritetet duhet më shumë përkushtim, thotë Garcia. „Vetëm nga vullneti mirë nuk mund të arrini asgjë“.