Davidi nga Zvicra ishte krushk në dasmën e Amirit në Kosovë, mahnitet nga mikpritja kosovare (VIDEO)

Date:

 

Thonë se shoku i ushtrisë ndonjëherë është i afërt si vëllai, kur dy veta e ndajnë një palcë kurrizore, kur dy persona janë mbështetur shpinë për shpine dhe njëri-tjetrit ia ruajnë shpinën. Shok i ushtrisë do të thotë ndarja e gjithçkaje mes vete, mbështetja në shpatull ku mund të qash e përlotesh. Shoku i ushtrisë ka kuptim më shumë se gjaku e prejardhja. E pikërisht kjo u kishte ndodhur Davidit dhe Amirit në Zvicër, i pari zviceran, ndërsa i dyti shqiptar nga Gjilani me shtetësi zvicerane.

Sapo e mori shtetësinë zvicerane, Amir Isenin e ftuan të kryej shërbimin ushtaraka në Chamblon, afër Yverdon-les-Bains. Aty, ai takohet me zviceranin David Werner, një takim që do të shndërrohet në një miqësi të sinqertë e që zgjat edhe sot e kësaj dite. Në këto ditë të vështira të shërbimit ushtarak, ata qëndruan së bashku nga muaji mars 2013 e deri në prill të vitit 2014. „Gjatë kesaj kohe kemi qenë së bashku si rekrutë, e më pas edhe në shkollën e oficerëve. Kaluam aq bukur, sa që më shkoi mendja ta ftoj edhe në dasmën time, në Kosovë“.

Davidit i dridhet zëri kur rrëfen për mikpritjen madhështore shqiptare të familjes Iseni nga Gjilani. Menjëherë e kaplojnë emocionet dhe sikur nuk i gjen dot fjalët më të ëmbla që i mban nga kujtimet e paharruara gjatë qëndrimit në Kosovë.

„Isha pak i hutuar, pasi kisha dëgjuar për Kosovën, por nuk e dija ku po shkoja, nuk i njihja mirë traditat e shqiptarëve, megjithëse Amiri më kishte treguar shumë shpesh“, rrëfen Davidi për „Shtegu.com. „Erdhën me qindra krushkë, jehona e tingujve të muzikës shqipe dëgjohej anembanë, një ambient i mrekullueshëm, të cilin nuk e kisha përjetuar asnjëherë në jetë. Shumica e mysafirëve i kishin drejtuar sytë nga unë, duke u munduar që të krijojnë hapësirë që të ndjehem sa më i lirë dhe më respektonin shumë. Gjithçka shkonte si është më së miri, gjithçka bëhej me rregull, sikur secili e dinte obligimin dhe angazhimin e vet“, vazhdon më tutje Davidi.

Pas një kohe të gjatë të gazmendit familjar, Davidi lodhet dhe i thotë Amirit t`ia rezervojë ndonjë hotel diku në afërsi. Por një gjë e tillë nuk ishte e mundur te traditat shqiptare, ishte si një lloj ofendimi për mikpritësin. „Ma caktuan një dhomë të tërë për mua, ku i kisha të gjitha kushtet dhe rehatinë. Ishte shumë më mirë se në hotel. Ajo që nuk do ta harroj tërë jetën është momenti kur me Amirin u kthyem vonë nga një restorant, ishte diku ora 1 pas mesnate dhe po bëhesha gati që prindërit e tij të na qortonin që ishim vonuar. Megjithatë isha zhgënjyer shumë keq, pasi në atë kohë të vonshme, nëna e Amirit na e kishte përgatitur një darkë të shijshme. U befasova, mbeta pa fjalë. Një flijim i tillë i një nëne për një të huaj, si është e mundur?“, sikur ngulfatet pak nga emocionet kur rrëfen.

Tani, Amiri banon rreth 100 km distancë nga Davidin, por shoqërimi i tyre nuk është ndërprerë. Sa me mall flasin me njëri-tjetrin për miqësinë e tyre! Amiri është udhëheqës në një kompani të sigurimeve të objekteve, ndërsa Davidi udhëheqës i çështjeve administrative në një institucion.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...