Vazhdon rrugëtimi i Majlinda Sulejmanit nga Zvicra drejt sukseseve të reja

Date:

Të hënën në mbrëmje, në Komunën St. Margrethen të Zvicrës u formua partia lokale e re, nën udhëheqjen e presidentit të rrethit CVP, Sandro Hess. Në kryesinë e bordit të ri u zgjodhën specialistja e infermierisë Aleksandra Jokiçiq dhe Bruno Zoller, ndërsa për kryetare njëzëri u zgjodh shqiptarja e re me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, Majlinda Sulejmani.

Përkundër kësaj përzgjedhje, Majlinda Sulejmani qëndron me këmbë në tokë, pasi tani e pret një sfidë e radhës, kandidimi për këshillin bashkiak. Nuk kanë të ndalur shkrimet e mediave zvicerane dhe lëvdatat për Majlindën, të cilat e marrin si pasqyrë që po përfaqëson me dinjitet mërgimtarët tanë dhe si shembull të integrimit të shkëlqyeshëm në Zvicër, duke pasur parasysh se ajo në këtë vend alpik erdhi si fëmijë.

 

Përkundër angazhimit politik, shqiptarja e re është e angazhuar edhe në Komisionin e Shëndetësisë në të gjithë Kantonin e St. Gallenit dhe në kryesinë e grave të CVP-së për të njëjtin kanton, informon Shtegu.com. Mbetet të shohim e dëgjojmë vetëm lajme të mira për menaxhuesen e ambulancës që në përgjegjësinë e saj i ka mbi 30 punëtorë, për të arritur majat e piedestalit më të lartë të sukseseve të bashkatdhetarëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...