Byu bye Greece!

Date:

Takimi i eurozonës kushtuar Greqisë përfundoi sot në mbrëmje, pa marrëveshje dhe pa asnjë vendim duke e afruar akoma më shumë vendin drejt limitit të falimentit, dhe drejt protestave që pritet të rritin presionin. 30 qershori është afati i fundit për Greqinë për të paguar këstin e radhës prej 1.6 miliardë.

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cristine Lagarde paralajmëroi shtetin grek se do të falimentojë më 1 korrik nëse dështon të bëjë pagesën deri më 30 qershor. “Shpresoj shumë që të mos jetë ky rasti. Vërtet shpresoj”, deklaroi Lagarde pas takimit në Luksemburg.

Ndërkohë, nga Athina një tjetër zë u është kundërvënë huadhënësve ndërkombëtarë. Kryetarja e Parlamentit grek, Zoe Konstantopulu deklaroi të enjten se borxhi grek “është i paligjshëm dhe kërkesat e partnerëve janë të neveritshme”.yu

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...