Januzaj nuk largohet nga Manchester Unitedi

Date:

Menaxheri i mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, Dirk de Vriese, ka mohuar se klienti i tij do të largohet nga skuadra e Manchester United. Ai të enjten në një intervistë dhënë „sportwitness.com“ ka thënë se Januzaj dëshiron të mbetet në Manchester United.

Madje ka thënë se dëshiron të bëhet edhe legjendë e klubit. Ditë më parë është raportuar se Januzaj 20-vjeçar do të transferohet te Real Sociedadi, transmeton Koha.net.

„Është e pakuptimtë. Adnani ndihet mirë në Manchester United. Në United gjithashtu nuk duan që ai të largohet, pasi konsiderohet si talenti më i madh prej shumë vjetësh. Ai do të qëndrojë në Manchester United për t’u bërë një legjendë në klub“, ka thënë De Vriese.

Reprezentuesi i Belgjikës me Manchester Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018. Te Manchester Unitedi u transferua më 2011 nga të rinjtë e Anderlechtit.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...