Bundestagu gjerman mirënjohës për angazhimin e mësueses shqiptare

Date:

20:56:03                      2018-03-19

 

Pas një dite shkollore të rregullt nëpër shkollat përkatëse gjermane, fëmijët e Shkollës shqipe „Dituria“ e vijojnë edhe dy herë pasdite, gjatë javës mësimin në gjuhën shqipe, natyrisht, me vetëdëshirë. Të gjithë fëmijët janë rritur në një ambinet dygjuhësor, përpos gjuhës gjermane, ata flasin edhe shqip, gjuhë amtare të prindërve të tyre. Për tu mësuar gjuha shqipe edhe në aspektin gramatikor, nuk mjafton vetëm autodidaktizmi, shkruan „Mannheimer Morgen“, përcjellë Shtegu.com. Mu për këtë, fëmijët vijojnë mësimin plotësues të shkollës shqipe tek mësuesja e tyre Shqipe Gara-Berisha, e cila për vite të tëra është duke mësuar nxënësit në baza vullnetare.

Mësimi zhvillohet në shkollën „Kurt-Waibel“ të Schwetzingenit, drejtoresha e së cilës e përkrahë plotësisht aktivitetin dhe angazhimin e mësueses Shqipe Gara-Berisha. Për mësuesen e zellshme dhe të palodhur kishtë dëgjuar edhe deputeti nga Bundestagu gjerman i radhëve të CDU-së, Olav Gutting i cili mbeti i mahnitur nga puna e shkëlqyeshme e mësueses shqiptare dhe rezultatet e arritura të nxënësve, duke ngritur në poedestalin më të lartë me lëvdata këtë angazhim: „Kjo është e shkëlqyeshme, pasi me mësimin e një gjuhe të dytë, ju mund të mësoni shumë më lehtë një gjuhë tjetër“. Vizita e Guttingut, i cili erdhi direkt nga Bundestagu i Berlinit për në Schwetzingen, nuk ishte vetëm një mirënjohje për nxënësit shqiptarë. Kjo vizitë ishte edhe mundësi që prindër të shumtë të pranishëm të bisedojnë me mysafirin e lartë.

Me këtë rast, nuk u bisedua vetëm temat siç janë marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Pasi shumica e prindërve shqiptarë janë të interguar në mënyrë të shkëlqyeshme si sipërmarrës të mesëm në Gjermani, ata janë interesuar edhe për probleme të shumta e të njëjta të cilat i mundojnë edhe kolegët e tyre gjermanë, siç janë mungesa e fuqisë puntore dhe byrokracia e rëndë. Vizita e deputetit ishte një rast i mirë edhe për takim sipërmarrësish. Natyrisht, njohja me historinë dhe kulturën kosovare nuk ishte e shkurtër, ndërsa fëmijët paraqitën një program të vogël kulturor me valle tradicionale shqiptare. Me kapelën tradicionale shqiptare, plisin e bardhë në kokë, grupi e falënderoi deputetin gjerman për vizitën. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...