Familja e Adrian Nuhiut kërcënohet të dëbohet nga Belgjika pas tetë vitesh
18:43:48 2018-03-19
Nxënësit e shkollës së mesme IKSO në Denderleeuw, të Flandrisë orientale në Belgjikë, të martën e kaluar i kanë dorëzuar 450 fletë protesta kabinetit të sekretarit shtetëror për azil dhe migrim, Theo Francken. Ata e kundërshtojnë kërcënimin me dëbim të shokut të tyre të klasës Ardian Nuhiji dhe familje së tij.
Me prejardhje nga Maqedonia, tashmë tetë vite Ardian Nuhiji me familjen e tij jeton në Denderleeuw. Nga fundi i shkurtit, gjyshja dhe nëna e tij u paraburgosën me qëllim që të dëbohen nga Belgjika. Adriani, babai tij dhe motra, studente në Shkolës së lartë në „Karel de Grote“ në Anvers, nuk janë paraqitur më në opinion.
Për vite të tëra, familja Nuhiji ishte mbajtur peng gjatë shqyrtimit të kërkesës së saj për të fituar lejeqëndrimin e rregullt, shkruan „DH“, njofton Shtegu.com. „Po bëhen tetë vite që kanë ardhur në Belgjikë.
Ata investuan shumë për të ardhmen e tyre“, thekson kujdestarja e klasës së Adrianit, Mieke De Neve, sipas së cilës familja është një shembull i integrimit të suksesshëm. „Ata flasin shkëlqyeshëm gjuhën vendore dhe marrin pjesë aktive në jetën shoqërore“, ka vazhduar ajo.
Sipas Zonjës De Neve, „procedura duhet të rishqyrtohet në mënyrë sa më humane. „. „Është johumane që të dëbohen njerëzit në një vend të cilin nuk e njohin më, në të cilin janë shndërruar në të huaj. Jemi duke shpresuar se Adriani sa më shpejt do t`i vijojë mësimet“, ka nënvizuar mësuesja belge.
Sa i përket politikës së azilit, ambienti është ashpërsuar ditëve të fundit në mes pozitës dhe opozitës, sa i përket dëbimit të kësaj familje shqiptare nga Belgjika. (Shtegu.com)