Bullgarët fitojnë edhe si turistë
Tregtarët e huaj e kanë vërshuar komunën Herzogenbuchsee të Kantonit të Bernës. Ata vijnë si turistë, ndërsa fitojnë të holla të majme.
Veten e quan Bacio dhe pohon: «Ich Arbeit? Nein, keine Arbeit, ich Tourist. (Unë punë. Jo, s`ka punë, unë turist). Bacio, i cili normalisht se nuk quhet kështu, është bullgar. Një vit e më parë, ai vjen rregullisht në Herzogenbuchsee të Kantonit të Bernës me Fordin e tij të gjelbër Transit, rrëfen ai për „Blick“. Këtu ai blen vetura të vjetra apo motoçikleta dhe më pas i transporton për në Bullgari.
Bacio nuk është i vetmi. Tashmë disa muaj, në parkingun e një restoranti në Herzogenbuchsee, disa automjete me autotarga bullgare janë vërejtur të parkuar aty. Se kush, apo çfarë ka brenda në to, nuk mund të shihet, pasi xhamat e veturave janë të errët.
Fillimisht dyshohej se shtetasit bullgarë janë duke punuar ilegalisht nëpër kantiere, por një gjë të tillë e kundërshtoi dega e sindikatës Unia nga Langenthali.
Sipas disa hetimeve të javores zvicerane „SonntagsBlick“, shtetasit bullgarë janë tregtarë të pavarur të mbeturinave metalike. Ata grumbullojnë hekurishte të vjetra, goma të përdorura, mbeturina elektrike etj., e më pas ato i shesin nëpër firmat për riciklim në rajon.
Për shembull, tek firma „Metalswiss GmbH“ në zonën industriale të Herzogenbuchsee. Sipërmarrja është e kosovarit Bekim Krasniqi. „Po, kam blerë mall nga bullgarët“, ka pohuar Bekimi përmes telefonit, duke cekur se bëhet fjalë vetëm për hekurishte dhe goma të vjetra, ndërsa mall të ri ai nuk akcepton.
Por, afarizmi i bandave bullgare nuk ështëedhe aq i pastër. Nëbiznesin e tyre ata nuk paguajnëtëdhënat për sigurim pensional e invalidor si dhe tatim të vlerës së shtuar, duke iu mënjanuar edhe tatimit të rregullt shtetëror. Ata nuk janë tëlajmëruar, gjë të cilën duhet ta bëjnë pas maksimum nëntëditësh qëndrimi nëZvicër, po qëse punojnëtëpavarur. Përndryshe, mund të ndiqen penalisht.
Policia kantonale e Bernës ka vërtetuar se gjatëkontrollit në Herzogenbuchsee, ka denoncuar „persona për shkak tëpunësimit të paligjshëm“. „Po qëse dëshmohet se personat janë duke qëndruar ilegalisht në Zvicër, ata do t`i dorëzohen Entit për migrim“, ka deklaruar zëdhënsja e policisë, Simona Benovici. Nga ana tjetër, komuna e ka përforcuar kontrollin me persona të sigurimit nëparkingun nëfjalë, duke vendosur gjoba për parkim të palejuar, ndërsa edhe policia kryen kontrolle tërregullt.
Por, bullgarët nuk janë shumë të mërzitur. Ata banojnë në rrugën „Zürichstrasse“ 16, vetëm rreth 200 metra largësi nga parkingu. Rruga „Zürichstrasse“ është më e frekuentuara në Herzogenbuchsee, por nuk është vend atraktiv për banim.
Për qiradhënësin, bullgarët janënjëafarizëm i mirë. Ai ua ka huazuar një dhomë për 450 franga zvicerane dhe një banesë 4,5 dhomëshe për 1.000 franga në muaj:
„Banuesit ndërrohen rregullisht, dy deri në tre muaj“, thotë qiradhënësi. Atij i intereson që përreth shtëpisë të mbretërojë qetësia dhe rregulli, ndërsa për gjërat tjera nuk e lodhë mendjen: „Ky është një problem i autoriteteve“. Por, ata nuk dinë shumë gjëra. Kryetari i komunës (nga Partia FDP): „Në këtë adresë, për momentin në komunë nuk janë të paraqitur banues të huaj“.