“Breshkës” së Hitlerit i vjen fundi, Volkswagen nuk do ta prodhojë më (Foto)

Date:

14:23:26    2019-07-09

Volkswageni do ta ndalojë prodhimin e modelit të famshëm Beetles, i njohur si ‘Breshka’ në fabrikën e tij në Puebla, Meksikë, këtë javë. 

Ky është edhe fundi i rrugëtimit të kësaj veture që ka simbolizuar shumë gjëra gjatë historisë së saj për 8 dekada, që nga 1938-shi, kur u prodhua për herë të parë.

Kjo veturë ishte një nga projektet më prestigjioze të Nazistëve, e një simbol i rilindjes ekonomike të Gjermanisë së pasluftës edhe rritja e prosperitetit të klasës së mesme, transmeton koha.net.

Ajo ishte gjithashtu shembull i globalizimit, u shit e u njoh në të gjithë botën, e ishte një emblemë e viteve të 60-ta në SHBA.

Mbi të gjitha, kjo veturë mbetet një pikë referimi në dizajn, ashtu siç njihet edhe shishja e Coca-Colas.

Dizajni origjinal u bë nga inxhinieri Austriak, Ferdinand Porsche, i cili u punësua në projektin e diktatorit Gjerman, Adolf Hitler për “veturën e popullit”.

Prodhimi në masë i asaj që në atë kohë quhej KdF-Wagen, u bazua në akronim të punës së organizatës naziste, nën patronazhin e së cilës edhe shitej, por që u suspendua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...