Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës

Date:

 
 

Babai i Neymar dhe avokati i lojtarit do të takojnë një përfaqësues të Barcelonës, André Cury, sot, të martën, për të diskutuar kthimin e lojtarit të PSG në ‘Camp Nou’, sipas uebsajtit online Esporte Interativo.Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës Bartomeu dhe ishte i përfshirë në shitjen e Neymar. Ai është i vendosur të nxjerrë pikat kyçe të negociatave nga pikëpamja e Barcelonës ndaj babait dhe avokatit të Neymar.

 

Ylli brazilian ka marrë vendim për të lënë PSG-në, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin francez dhe i ka thënë babait të tij se prioriteti i tij numër një është që të kthehet në Barçë, përcjell lajmi.net.

Vitin e kaluar, PSG refuzoi të mendojë për shitjen e lojtarit, pavarësisht se çfarë ndodhi, por këtë vit kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të gatshëm të lenë lojtarin e lirë – gjithnjë pasi kampioni i Ligue 1 shpenzoi diçka si 222 milionë euro për ta sjellur atë në Francë në verën e vitit 2017.

Sipas Esporte Interativo, PSG do të jetë i interesuar në përfshirjen e lojtarëve të tjerë në marrëveshje, edhe pse deri më tani ata nuk i kanë pranuar emrat si Dembélé ose Coutinho si opsione të mundshme./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...