Avokati shqiptar nga Austria do të mbrojë kosovarin që vrau shtetasin polak

Date:

08:27:32                2016-12-16

 

 

 

 

 

„Bëhet fjalë për vetëmbrojtje“, kështu pohon avokati shqiptar i cili do të mbrojë vrasësin e dyshuar kosovar, i cili në Favoriten të Vjenës kishte therë me thikë dy serbë (Kronen Zeitung fletë për dy serbë- V.J.). Njëri nga të plagosurit, 34-vjeçari ka vdekur pas pak kohësh, ndërsa bashkëkombasi i vet ka mbijetuar me plagë të rënda. Vrasësi i dyshuar, të martën është dorëzuar në polici. Hetuesit kanë siguruar një video incizim pranë vendngjarjes në Quellenstrasse. „Nga videoja shihet qartë se mandanti im është sulmuar ashpër nga dy viktimat“, ka pohuar avokati shqiptar Mirsad Musliu për Agjencinë telegrafike austriake APA, transmeton „Shtegu.com“. „Si pjesë e veprimeve të mbrojtjes, janë shkaktuar edhe plagët me thikë“, ka vazhduar më tej avokati i së drejtës, Musliu.

 

 

 
Mbetet e paqartë se si do të përgjigjet kosovari 33-vjeçar. „Për te ishte gjithçka më e tepërt. Nga fillimi i javës së ardhshme do të bisedojmë të qetë“, përfundon Musliu.
Pas veprës së kryer, kosovari ishte arratisur. Autoritetet austriake menjëherë kishin lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, që më pas kosovari të dorëzohej personalisht.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...