Asnjë futbollist shqiptar problematik tek ekipi i Yong Boys-it, serbët marrin frymë lirshëm

Date:

17:23:50             2019-08-20

 

Mediat serbe i kanë dhënë shumë famë ndeshjes të së mërkurës në mes të Young Boys-it nga Berna dhe Crvena Zvezda nga Beogradi, që do të zhvillohet të mërkurën, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e kampionëve europianë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com

 

Portalit serb „Blic“ ka shkuar aq larg sa që ka hulumtuar nëse tek ekipi i Yong Boys-it ka ndodnjë futbollist me prejardhje shqiptare. Gjatë kësaj, ata janë ngatërruar me një emër: Taulant Seferi. Megjithatë gazetari Darko Nikoliç ka deklaruar: „Fatmirësisht, ai është huazuar te ekipi Xamax“. Në këtë mënyrë, ekipi YB nuk ka „lojtar problematik“ në skuadër.

Nga ana tjetër, e përditshmja zvicerane „Blick“ përkujton se në ekipin e YB-së është duke luajtur futbollisti me prejardhje nga Kosova, Miralema Sulejmani, i cili ka luajtur për rivalin më të madh të Crvena Zvezdës, që në mënyrë shtesë do ta tensionojë situatën, në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të martën më 27 gusht, në Beograd.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...