Arrestohen dy trafikantë të dyshuar shqiptarë në Gjermani

60 Lexime

17:48:51                     2016-12-14

 

 

 

 

 

Që nga viti i kaluar, dy persona kanë trafikuar nëntë persona nga Kosova për në Gjermani. Një njësi speciale gjermane, të hënën ka bastisur banesat e trafikantëve të dyshuar në Berlin.

 

 

 

Me urdhër të Prokurorisë së Berlinit, njësia speciale gjermane ka bastisur dy banesat në Spandau dhe Reinickendorf, duke arrestuar dy shtetas kosovarë. Sipas informatave të policisë gjermane të cilat i përcjellë „Shtegu.com“, dy kosovarët janë të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore, të cilët që nga muaji janar i vitit të kaluar kanë sjellë njerëz nga Kosova në Berlin.

 

 

 

Për një veprim të tillë, ata kanë kërkuar nga një mijë euro, ndërsa me ndihmën e një personi të tretë kanë dirigjuar nga Berlini, që nëpërmjet Çekisë, ata të sjellin nëntë persona në Gjermani. Pasi policia kishte informata se të dyshuarit janë të armatosur, asaj i është bashkuar edhe një njësi speciale.

 

 

 

 

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dokumente fallso nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra. Me këtë rast është gjetur edhe një armë zjarri, municion dhe dokumente relevante të punës. Hetimet ende janë në rrjedhë e sipër, ndërsa të dyshuarit janë liruar përkohësisht.