14:54:26 2019-02-25
Tashmë 14 muaj, një grua zvicerane (29) gjendet në paraburgim sirian. Në një intervistë, ajo i kërkon atdheut të saj që ta sjellë atë në vend, për t`iu bërë gjykimi.
Gardhe të larta prej druri shifen në kampin Roj në rreth 400 deri 300 metra, shkruan „20 Mnuten“, përcjell Shtegu.com. Këtu ka disa ndërtesa administrative, por mbi të gjitha, tendat e bardha që qëndrojnë në një rresht. Në mes tyre, rrugë me pluhur që kthehen në baltë në shi. Nga një kullë vrojtimi vëzhgojnë militantet e armatosura të njësive të mbrojtjes së ërave kurde (YPJ).
Kur Selina (29) u soll në një dhomë me divan të rehatshëm, ajo nuk dëshironte të flasë me redaktoren zvicerane, Ann Guenther. „Çfarë është kjo“? Ajo pyet me zërin e saj të zhgënjyer. Për më shumë se 14 muaj, gruaja zvicerane me rrënjë boshnjake gjendet në Sirinë Veriore, në kampin Roj, një kamp internimi kurd për gratë e SHI-së kryesisht të huaja dhe fëmijët e tyre. Ata vijnë nga një gjithsej 39 shtete – nga Gjermania, Tunizia, Maroku, Franca, Belgjika apo Holanda.
„Secili prej këtyre vendeve ka më shumë se dhjetë familje këtu“, rrëfen përgjegjësi i kampit. Ai vlerëson se kampi Roj tani ka rreth një mijë fëmijë, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu edhe vajza e Selinës është këtu, Anja dyvjeçare, një vajzë e bardhë me sy blu, e ëmbël dhe e ndritshme. Ndryshe nga nëna e saj, ajo nuk e di se jashtë kampit ka një jetë – dhe për Zvicrën as që e ka idenë. Por nëna e saj e di se çfarë ka lënë prapa. „Më vjen keq që kam ardhur këtu me burrin tim“, thotë ajo gjatë bisedës me „20 minuta“, përcjell Shtegu.com.
Burri i saj, Aziz B. *, është gjithashtu nga Lozana. Ai është gjendet në një burg jo shumë larg kampit Roj. Që nga arrestimi i tij në pranverën e vitit 2018, ai nuk e ka parë bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Vetëm në televizion, thotë Selina, ajo ka përcjellur se Këshilli Federal ka debatuar për kthimin e luftëtarëve të SHI dhe fëmijëve të tyre dhe se këshilltarja federale Karin Keller-Sutter, është kundër një transferimi. Ministrja zvicerane e Drejtësisë, kërkon që anëtarëve të SHI-së nga Zvicra, gjykimi t`u bëhet në Siri. „Nuk e kuptoj“, thotë Selina. „Përse duhet të na gjykohet këtu, edhe kurdët janë kundër që të gjykohemi këtu. Me siguri se kushton shumë shtrenjtë për të na kthyer“.
Por, a e kupton ajo se zviceranët kanë frikë nga personat si ajo se mund të kryejnë sulme? „Çfarë kam bërë keq në Zvicër?“, Pyet ajo dhe zëri i saj bëhet edhe më i fortë: „Kam paguar tatimet e mia, kam respektuar ligjet, nuk kam terrorizuar askënd“. Megjithatë, kjo e fundit u bë nga xhihadistët, të cilëve ajo iu bashkua kur udhëtoi në Siri në vitin 2015. Ajo kishte njohuri për krimet monstruoze.

