AUSTRI: Lëndohet rëndë në kokë një futbollist kosovar 36-vjeçar

Date:

12:15:59              2019-02-25

 

Pasditen e së shtunës, më 23 shkurt 2019, portieri i një skuadre vjeneze e ka goditur një futbollist kosovar 36-vjeçar nga rrethi i Bruck-Mürzzuschlag në kokë, gjatë një turneu të futbollit në sallë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Futbollisti 36-vjeçar kosovar është pranuar me lëndime serioze të fytyrës, në spitalin në ëeststeiermark dhe më pas u transferuar në spitalin e Grazit të Austrisë.

Në orën 14.30, portieri, identiteti i të cilit ende nuk dihet me siguri, ka goditur me këmbën e djathtë futbollistin 36-vjeçar kosovar, i cili sapo ishte vendosur pak përpara tij.

Si rezultat i kësaj, është shkaktuar një grindje masive mes dy ekipeve, përcjell Shtegu.com.

Ende nuk dihet nëse janë lënduar edhe persona të tjerë, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Mirëpo, përkundër kësaj, turneu i futbollit vazhdoi. Ekipi nga Vjena u largua nga salla, prandaj edhe nuk dihet për identitetin e portierit.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...