“Alo mjeku” i shpëton jetën një burri dyzetvjeçar

58 Lexime

“Alo mjeku”, linja shëndetësore për qytetarët e Maqedonisë, i shpëtoi jetën një 40 vjeçari nga Maqedonia Lindore i cili ishte kafshuar nga gjarpëri. Siç bëjnë të ditur mediat, kafshimi nga gjarpri kishte ndodhur gjatë fundjavës kur 40 vjeçari me shokët e tij ka qenë në piknik në malin Plaçkovica, shkruan „Republika.mk“.
Për shkak se kanë qenë larg Radovishit, ndërsa Ndihmës së Shpejtë i është dashur kohë të arrijë deri në pyll, shpëtimi i vetëm ka qenë telefoni.
Njëri nga shokët është lajmëruar në 15123 dhe mjeku kujdestar në Qendrën për thirje iu ka treguar se çfarë të bëjnë derisa të arrijnë në shtëpinë më të afërt të shëndetit. Këshillat kanë rezultuar me sukses.
“U dëshmua se qytetarët e shfrytëzojnë ‘Alo mjeku’, posaçërisht kur janë në vende më të largëta. Për rastin konkret mjeku iu ka treguar që ta lidhin pjesën e kafshimit e cila ka qenë nën gjurin që të pengohet zgjerimi eventual i helmit përderisa kafshimi ka qenë nga gjarpër helmues”, ka thënë Tatjana Baevska Vuçkoviq, drejtoresha e Shtëpisë publike.
Brenda një muaji, në Klinikën për sëmundje infektive janë trajtuar tetë persona të kafshuar nga gjarpëri, ndërsa njëri nga ta ka qenë edhe në aparate për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Të gjithë ata që kafshohen nga gjarpërinjtë, brenda 24 orëvetë para duhet të marrin serum. Autoritetet shëndetësore pohojnë me bindje se seruem ka në sasi të mjaftueshme në të gjithë enete publike shëndetësore.
Në rast të kafshimit nga gjarpëri, më së miri është menjëherë të shkohet deri te enti më i afërt shëndetësor, në të cilin posedojnë kundërhelm e jo te mjeku amzë, i cili nuk posedon këtë llojë bari. Përderisa të arrihet deri te enti shëndetësor, këshilla e infektologëve është që mos ngjeshet vendi i kafshimit, të mos prehet me thikë dhe të mos përdoren shërime autodidaktike.