Adnani nga Shkupi, shqiptari i vetëm që jep leje fluturimi për aeroplanët dhe helikopterët
10:52:36 2017-11-21
Shqiptarët e talentuar në Maqedoni janë të shumtë, por mbeten ende të pazbuluar nga ne. Bëhet fjal për Adnan Kalisin nga Shkupi që është i vetmi shqiptar mekanik-elektricist që punon në flotën e avionëve dhe helikopterëve të Maqedonisë. Ai së bashku me stafin tjetër japin “aminin” që një pilot të ngrej në qiell helikopterin apo avionin. Adnani disponon certifikatat më të fuqishme ndërkombëtare, të cilët pranohen në Amerikë dhe Evropë.
Ai më shumë se 10 vite të jetës i kaloi duke i kontrolluar avionët dhe helikopterët, para se pilotët të ngriten në qiell mes reve.
Kurse sot Adnan Kalisi bashkëpunon edhe me qendrën në trajnimin e pilotëve të rinj në në Shkollën e vetme për pilotim që gjendet në Petrovec të Shkupit.
Adnani është një shqiptar i suksesshëm nga lagjja Seravë e Shkupit, që ka arritur të bashkëpunojë me emra të mëdhenj të NATO-së dhe KFOR-it amerikan sidomos gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999,ku shumë herë është dekoruar me medalje dhe mirënjohje speciale.
Gjithmonë i buzëqeshur me karakteristika të një ushtaraku dhe piloti, që sfidat di t’i kthejë në punë dhe suksese.
Adnan Kalisi është diplomuar në Universitetin në Shkup, dhe mban në supe mbi 10 vite eksperiencë në fushën e makanikës dhe elektrikës për helikopterët dhe avionët.
I lindur dhe i arsimuar në Shkup. Veç përkushtimit të tyre për të kontribuar në komunitet dhe karrierës profesionale, Adnan Kalisi krenohet të tregojë rrënjët e tyre dhe origjinën shqiptare, kudo shkojnë dhe çfarëdo bëjnë, sidomos gjatë kontakteve me pilotët dhe instruktorët e huaj e huaj nga Evropa,Amerika dhe Izraeli. Dhe ia ka dalë. Ia ka dalë të njihen kudo, si shqiptarët e mrekullueshëm.
Punën që e bënë tek aeroplani dhe helikopterit që drejtohet nga piloti, ai e përshkroi se kishte edhe vështirësi, por më shumë adrenalinë dhe kënaqësi. “Pilotimi është punë dinamike, interesante, i ndërron vendet e qëndrimit shpesh, njeh njerëz të ndryshëm, mandej në ajër je i lirë si shpendi dhe ajo është një kënaqësi e vërtet”, shtoi Kalisi.
Kalisi në fund të bisedës tha se dëshirë e tij tash për tash është që rininë në Maqedoni ta shoh më të përparuar dhe rinisë së vendit tonë t’i hapen rrugët dhe mundësitë për zhvillim. (LAJM)