Dita e Analfabetit një ditë para ditës së Alfabetit
10:56:42 2017-11-21
Nëse marrim të folmen e Kosovës, përveç muzikalitetit, që dallon edhe përbrenda shtetit, ajo nuk i ka në funksion tingujt, Ç-ë dhe GJ-ë. Këto dy tinguj mungojnë edhe në një pjese te Shqipërisë veriore. Andaj unë e kam vështirë ta ndaje, te qartin me te çartin, qarjen dhe çarjen etj
RESHAT KAMBERI
Pasi hasën në probleme të natyrave të ndryshme , si moskuptim gjatë këmbimit të letrave që shkruheshin me fjale shqipe por me alfabete të ndryshme. Kjo i shtyri disa mendje të ndritura të kombit të fillojnë të organizohen dhe të kërkojnë forma dhe modele, si të unifikojnë alfabetin që pavarësisht ku shkruhet një tekst , të mund të lexohet gjithandej.
Ishte fillimi i shekullit të XX dhe intensiteti i rilindësve tanë pa përmend emra meqë, i dimë të gjithë, u shtua në drejtim të mbajtjes së një kongresi në të cilin do të arrihej marrëveshje, për unifikim. Caktuan Manastirin si qytet dhe datën e mbajtjes se kongresit prej 14 deri 22 nëntor te vitit 1908. U zgjodh kryesia e punës dhe, delegatët për afro 9 ditë rresht debatuan mbase herë-herë edhe me inate se cili nga alfabetet e propozuar do të marrë të drejtën të jetë i gjithpërdorshëm. Në finale arritën dy propozime, që ishin me germa latine, por për çështje praktike, më vonë u vendos që të përdoret alfabeti i Shkodrës, të cilin e “përdorim “ edhe sot.
Deri këtu pajtohemi të gjithë meqë pak a shumë njohuritë dhe të dhënat historike kështu na mësojnë, por te ne shqiptarët si zakonisht shtohet mirëpo:
-A i përdorim të gjithë tingujt kur flasim, ashtu siç janë germat?
-A e përdorim gjuhën e standardizuar që nga viti 1972?
-A tentojmë që gjuhën ta ekonomizojmë?
-A kuptohemi kur komunikojmë shqip, etj?
Po të vazhdonim sigurisht se do kishte shumë pyetje me germën A.
Ndonëse nuk jam gjuhëtar, e mora guximin të shkruaj për një çështje që shpesh ma vret veshin, shpesh më bën të ndihem keq. Nuk do të hyj në rajonalizma, të cilët janë pasuri e jona, që si ato përroskat, duhet ta furnizojnë gjuhën standarde dhe që na lidhin me pellazgjishten, por do të vë në pah gabimet që i bëjnë grupe më të mëdha të popullatës sonë.
Nëse marrim të folmen e Kosovës, përveç muzikalitetit, që dallon edhe përbrenda shtetit, ajo nuk i ka në funksion tingujt, Ç-ë dhe GJ-ë. Këto dy tinguj mungojnë edhe në një pjese te Shqipërisë veriore. Andaj unë e kam vështirë ta ndaje, te qartin me te çartin, qarjen dhe çarjen etj.
E folmja e brezit të Shqipërisë se mesme se bashku me Pjesën veriperëndimore te Maqedonisë, ku banojnë shqiptarët, kemi mungesën e y-së dhe rr-së, dhe në të folmen e tyre, prapë hasim ne keqkuptime, është arra si frutë, ose ara si parcele toke, ose tyre dhe tire etj.
E folmja e pjesës së jugut të Shqipërisë dhe Maqedonisë i kane mangët H-në dhe Ë-në. Për ta Hollanda është Olandë, Halla është Allë, ose bere e jo bërë e kështu me radhë.
Athua pse u mblodhën ata koka të ndritura, që të lodhen e mundohen te gjejnë nga një shkronjë për çdo tingull? Athua nuk e kishin më lehtë në vend me 36 të bëjnë një alfabet me 30 shkronja, dhe të jenë të mjaftueshme?
A thua ata nuk e ditën se për tu artikuluar fjalët e gjuhës shqipe ,dhe për tu kuptuar mes veti, janë të nevojshme mu 36 dhe, me ta mbulohen 36 tinguj, e jo për të arsyetuar gabimin, folësi më thotë: Ç e fortë dhe Ç e butë, për ironi si duket.
Ç’duhet bërë institucionet arsimoro-shkencore në Kosovë , në Shqipëri por edhe në Maqedoni që te korrigjohen këto gabime, besoj se e dinë , mbase mendoj se e kanë edhe obligim ligjor, moral dhe shkencor.
Por edhe pas 109 vitesh me alfabet te unifikuar, me defekte në të shprehur, andaj “Rroftë dita e Analfabetit, një dite para ditës së alfabetit”. (LAJM)