Acura prezanton gjatë këtij muaji një model special

Date:

2019-08-03
Makinë e re, me perfomancë të lartë

Kanë mbetur edhe pak javë nga fillimi i Monterey Car Week në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ku Bugatti e sjellë hiper-makinën EB110 SS dhe shfaqet për herë të parë Lotus Evija, transmeton Telegrafi.

Tani është bërë e ditur, se Acura do ta prezantojë në këtë aktivitet një model special, që është një variant i Type S.

Fillimisht, ky model është shfaqur në një organizim privat më 15 korrik, ku vetëm pak njerëz aknë pasur mundësi ta shohin, derisa nuk ka rrjedhur ndonjë imazh se si duket.

Në siluetën që e ka shfaqur Acura, shihet forma që do të ketë si dhe dukja nga larg e gypave për nxjerrjen e gazrave dhe dritat LED, mirëpo nuk shihet asgjë konkrete.

Detajet dhe dukjen e Acura Type S, pritet t’i mësojmë më 18 gusht, kur është planifikuar të prezantohet kjo makinë që pritet të jetë shumë e mirë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...