ABT me oferta për Audi A6, A7 dhe Q8 (Foto)

Date:

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline, e cila merret me modifikimin e veturave, për klientët e saj tani ofron disa paketa për modifikimin dhe përforcimin e modeleve Audi A6, A7 dhe Q8 që kanë motor benzinë 3.0-litër V6 TFSI.

Këtë motor, ABT e ka përforcuar nga 340 në 408 kuajfuqi.

Gjithashtu, për Audi A6 ka zgjedhur set të ri të rrotave 20 ose 21-inçësh nga alumini, mbrojtësin shtesë të përparmë (spoiler), mbrojtësin shtesë të pasmë (difuzer), si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me gypat me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net.

Ndërsa për Audi Q8 në dispozicion janë rrotat 23-inçësh nga alumini, disa detaje të reja në interier, ndriçimi me logon “ABT” kur hapen dyert, mbrojtësi shtesë i përparmë (spoiler), mbrojtësi shtesë i pasmë (difuzer), pragjet e reja, maska e përparme e re, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.

Për fund, ABT Sportsline për këto oferta jep garancion 4-vjeçar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...